E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, inagurohen 2 hidrocentrale të rinj

SKRAPAR- Inagurohen 2 hidrocentrale të rinj në zonën e Skraparit. Përurimi i tyre është kryer nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço. Bëhet fjalë për një investim prej rreth 7 milionë eurosh, në dy HEC-e me fuqi rreth 7 megavat, të ndërtuara mbi një nga degëzimet e lumit Osum, nën malin e Ostrovicës.

Sipas Ministrit Naço, investime gjigande prej mëse 450 milionë eurosh po përgatiten të fillojnë në kaskadën e Osumit me katër HEC-e të mëdhenj, ndërkohë që gjatë këtij viti do të inagurohen edhe rreth 14 HEC-e të tjerë në gjithë Shqipërinë.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›