Tiranë, u akuzua për vrasjen e gruas, lihet i lirë Ilia Basho
TIRANË- Lihet i lirë Ilia Basho, burri që u akuzua se organizoi vrasjen e së shoqes Elen Basho, në 2 shkurt të vitit 2012. Gjykata ka vendosur sot masën detyrim paraqitje për Ilia Bashon, duke e nxjerrë pas 3 muajsh qendrim nga paraburgimi. Ndërkohë, avokati i Ilia Bashos tha se klienti i tij është paraburgosur padrejtësisht duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë.
33-vjeçarja Eleni Basho, nënë e dy fëmijëve u ekzekutua me dy plumba në gjoks mbrëmjen e 2 shkurtit 2012, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës. Bashkëshorti i saj, Ilia Basho u arrestua 25 ditë pas krimit të rëndë, si i dyshuar për organizimin e vrasjes së 36-vjeçares.
Prokuroria ka kërkuar që Basho të mbetet në burg, pasi pretendon se ka prova ‘’gozhduese", të cilat vërtetojnë që ai është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni. Sipas prokurorëve të cështjes, rezulton se Ilia Basho është organizatori dhe jo ekzekutori.
Basho u përfol se kishte një lidhje martesore me shtetasen Yllka Shehaj, me të cilën i janë zbardhur edhe në media plot mesazhe dashurie, mes të cilëve edhe nga ato ku shprehej se do “hiqte qafe” të shoqen.
Ndërkohë vetë Ilia Basho këmbëngulte se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e së shoqes, duke hedhur poshtë çdo dyshim të prokurorisë. Ai ka pranuar se i vetmi faj i tij është faji moral, tradhtia që i ka bërë të shoqes, Elenit. Babai i dy fëmijëve ka pranuar lidhjen jashtëmartesore që ka pasur me Yllka Shehajn, por kurrsesi sipas tij lidhja nuk përbën shkak për ta akuzuar për krimin e rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij.
Por provat e mbledhura ndaj tij dhe sms-të që i kishte dërguar të dashurës për organin e akuzës ishin prova që do ta mbërthenin pas hekurave.
SMS-TË E DYSHIMTA TË BASHOS PËR YLLKA SHEHAJN
“Më prit dhe pak, më prit deri më 15.12.2012 dhe ajo do të largohet nga skena, pa u bërë zhurmë dhe t’i nuk do të kesh fare punë, e di unë sesi do ta rregulloj, t’i ke ngrënë një shpullë, por asaj do t’i kthehen dhjetë të tilla mbrapsht”.
“Unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po s’u bë kjo që dua unë”.
(ma.ar/BalkanWeb)