Arrestohet trafikanti, kapet me 10 armë dhe 2 mijë fishekë
TIRANË- Zbulohet një rast i trafikimit të armëve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në operacion përfundon në pranga një person i akuzuar për trafikun e armëve.
“Në bashkëpunim me drejtorinë e policisë së qarqeve Kukës dhe Lezhë si dhe Prokurorinë për krimet e rënda ditën e djeshme është finalizuar operacioni policor i koduar ‘Nata’, në kuadër të të cilit u bë i mundur goditja e një rasti të trafikut të armëve dhe arrestimi i shtetasit Pjetër Mark Vokrri, 52-vjec, banues në Rrëshen”,- bëri me dije zëdhënësja e policisë Klejda Plagarica.
Nga hetimet paraprake mësohet Vokrri është kapur në pikën e kalimit kufitar Morinë të Kukësit teksa po tentonte të trafikonte nga Koasova në drejtim të Shqipërisë 9 armë zjarri pistoleta, dhe sasi municioni për këto pistoleta. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52-vjecarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik, tip kallashnikov me rreth 2 mijë fishekë.
(el.me/news24/BalkanWeb)