Bruksel, Papandreu: Kriza s’është greke, por europiane
ATHINE- Vendime të rëndësishme në lidhje me krizën e borxheve, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e eurozonës, pritet të marrin liderët europianë në samitet të njëpasnjëshme duke filluar nga sot e duke përfunduar të mërkurën e ardhshme në Bruksel.
Takimi ka objekt themelor gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për krizën në Eurozonë, funksionimin e mekanizmit të mbështetjes, prerjen e borxhit grek dhe forcimin e bankave.
Para fillimit të samitit të liderëve të BE, kryeministri grek Papandreu iu bëri atyre një apel për të qënë më efikasë dhe më të shpejtë në vendime.
Kryeministri George Papandreu deklaroi për gazetarët se "kriza ekonomike nuk është greke, por evropiane”, duke përsëritur se Greqia ka provuar se po ndërmerr hapat e nevojshëm për ta bërë ekonominë e vendit të qëndrueshme.
"Ne jemi njerëz krenarë që meritojnë respekt," tha Papandreu, duke shtuar se grekët kanë marrë përgjegjësitë e tyre me dhimbje të madhe. "Kriza nuk është greke, por evropiane. Si evropianë, ne duhet të veprojmë me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, "tha ai.
Edhe gjatë takimit me Komisionerin evropian Evropian Barroso Papandreu deklaroi se "mjet i fuqishëm i bisedimeve janë sakrificat e popullit grek," duke shtuar se "tani është ora e Evropës". Siç tha Papandreu, këto vendime duhet të jenë të tilla që të shkojnë drejt një "Evrope të solidaritetit”, duke theksuar se çdo ditë humbet besimi në institucionet evropiane dhe funksionimin e Bashkimit Evropian.
Kryeministri theksoi se Greqia ka bërë lëvizjet e kërkuara dhe të duhura për të zbatuar programin e saj të rregullimit ekonomik dhe për vënien e ekonomisë në baza të qëndrueshme. "Tani është koha qëe Evropa të marrë vendime që do të jenë vendime historike."
Optimizmin e tyre për një zgjidhje të mërkurën kanë shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozy.
Ndërkohë, raportet në shtyp vazhdojnë të flasin për mundësinë e "reduktimit" të borxhit grek me të paktën 50%. Për më tepër, thuhet se ekziston një plan për të instaluar një staf të përhershëm të Trojkës në Greqi.
Ministrat do të paraqesin propozimet e tyre në samitin e sotëm. Vendimet përfundimtare për "prerje" të borxhit grek pritet të merren në seancën e ardhshme të mërkurën.
(s.g/BalkanWeb)