E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Vjeshtë 2011”, kapen 2 makina të vjedhura

Vlorë Dy makina të vjedhura në Bosnje-Hercegovinë dhe në Serbi janë zbuluar gjatë

operacionit “Vjeshta 2011”, që po zhvillohet në qarkun e Vlorës. Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi dhe kapja e automjeteve të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara më pas në Shqipëri. Kështu, gjatë ditës së djeshme u bllokua automjeti tip

‘Audi A6’, me targa TR 0538 T, i cili mbas verifikimeve të kryera nga INTERPOL ka rezultuar si i vjedhur në Bosnje-Hercegovinë në datë 16.10.2010 dhe i shpallur në kërkim më 22.03.2011, si dhe një “Mercedes-Benz 250 D”, me targa VL 5844 C, i cili nga verifikimet e kryera në INTERPOL ka rezultuar si i vjedhur në shtetin serb në datë 27.04.1998 dhe i shpallur në kërkim më 17.01.2007. Nga policia vijon puna në bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in për zbulimin e mënyrave dhe rrugëve për trafikimin e automjeteve të vjedhura dhe më pas të trafikuara në Shqipëri. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetime të mëtejshme, për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike” parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›