Bruksel, Rama takon Papandreun: Të nxjerrim mësime nga gabimet e Greqisë
BRUKSEL- E majta Europiane gjatë punimeve të Këshillit dhe Konventës së Partisë Socialistëve Europiane, ka fajëuar qeveritë e djathta për krizën ekonomike dhe qeverisëse me të cilën po përballet sot Europa. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Zyra e shtypit e Selisë Rozë bëri të ditur se pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit Stefan Fyle, në Bruksel, Edi Rama ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me Presidentin e Internacionales Socialiste, njëherësh kreu i PASOK, George Papandreu.
Pas takimit me ish kryeministrin e Greqisë George Papandreu, në cilësinë e kreut të Internacionales Socialiste, lideri i opozitës shqiptare deklaroi se shqiptarët dhe klasa politke duhet të marrin në konsideratë shembullin grek ndaj për këtë arsye duhet të bëjnë tranparencën e plotë të të dhënave të realitetit ekonomik, për të shmangur krizën.
“Sot shqiptarët dhe klasa politike në Shqipëri të jenë të gjithë bashkë për të bërë transparencën e të gjitha të dhënave të realitetit ekonomik, përndryshe shumë shpejt do të gjendemi përpara një stuhie që do të jetë e tmerrshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët. E në këtë aspekt eksperienca e qeverisë së mëparshme të djathtë greke e cila fshehu të gjitha të dhënat është një eksperiencë që duhet të na mësojë shumë".
Ish kryeministri grek nga ana e tij në një deklaratë për mediat pas takimit këmbënguli në rëndësinë e transparencës së ekonomisë gjë që nuk ndodhi në vendin e ti.
"Në Greqi ne nuk patëm transparencë për buxhetin dhe as për sektorin publik. Kjo shkaktoi një problem të madh me deficitin, gjë të cilën ne mund ta kishin ndaluar, nëse do të kishim patur transparencë", theksoi Papandreu.
(el.me/BalkanWeb)