E Diel, 1 Nëntor 2026

Londra, kryeqyteti i femrave obeze

LONDËR- Ka një kryeqytet europian të obezitetit dhe ai është Londra.

Një studim për parametrat shëndetësore të qytetarëve të Bashkimit Europian zbuloi se 24% e femrave britanike mbi 18 vjeç janë obeze, ndërsa përsa i përket seksit tjetër, 22% e meshkujve e vendosin vendin në pozicionin e dytë midis 27 vendeve antare.
Me tetë milion banorë, kryeqyteti britanik është strehë e pothuajse dy milion obezëve, më shumë se kudo tjetër në Europë dhe një parajsë e vërtetë për të gjithë rrjetet ndërkombëtare të restoranteve.

Në Gjermani, rreth 15% e popullsisë konsiderohet obeze, shifër që vjen duke u reduktuar në 12,7% në Francë dhe 9,3% në Itali. Ish-Republikat Sovjetike të Letonisë dhe Estonisë janë shtetet e tjera pas Britanisë që kanë probleme serioze me dhjamin. Rumania është shteti antar me më pak probleme të mbipeshës, duke i figuruar në vendin e fundit si për meshkujt dhe për femrat obeze.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›