E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm turk, Davutoglu: Lidhja arabe, ultimatumi i fundit ndaj Sirisë

25-11-2011 / Gazeta 55

Ultimatumi i bërë sot nga Lidhja Arabe në Damask, që i dha këtij të fundit të paktën 24 orë për të pranuar ose dërgimin e vëzhguesve, ose të përballen me saksione, do të jetë i fundit dhe mundësia më e re, deklaroi sot shefi i diplomacisë turke. “Ka një mundësi të fundit për Sirinë”- theksoi Ahmet Davutoglu para shtypit në Stamboll gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun jordanez, Nasser Judeh duke i kërkuar administratës siriane ta shfrytëzojë këtë mundësi.
“Ne mendojmë se duhet t’i japim fund vuajtjeve të popullit sirian”- shtoi Davutoglu.
Të mbledhur në Kajro, ministrat arabë të Punëve të Jashtme ftuan Damaskun, pjesëmarrja e të cilit në takimet e Lidhjes Arabe u pezullua më 12 nëntor, të nënshkruajë planin që parashikon dërgimin e vëzhguesve në Kajro, ose të përballet me sanksionet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›