Bruksel, donatorët ofrojnë ndihma për Gjeorgjinë
Donatorët ndërkombëtarë në Bruksel kanë premtuar 4.5 miliardë dollarë për të ndihmuar Gjeorgjinë të rindërtohet pas konfliktit me Rusinë në gusht.
Banka botërore dhe OKB-ja thanë se Gjeorgjia kishte nevojë për këtë sasi parash për tre vitet e ardhshme për të ndihmuar 60 mijë vetë që humbën shtëpitë gjatë luftës dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar dhe inkurajuar ekonominë.
“Është detyrë morale të ndihmohet një fqinj në nevojë”- ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Pas lajmit për ndihmat e premtuara, udhëheqësit e opozitës gjeorgjiane i bënë thirrje donatorëve të sigurojnë që paratë do të përdoren për zhvillimin demokratik të vendit dhe për të mos inkurajuar qeverinë autoritare të Saakashvilit.
Mësohet se Rusia nuk ishte ftuar në këtë konferencë. Forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane nga Osetia e Jugut dhe Abhkazia dhe më pas Moska njohu pavarësinë e tyre.
(BBC)