E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, vdes 70-vjeçari në Lezhë

Lezhë- Një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë, Ndue Luca, nga fshati Ishull Lezhë, u përplas me një mikrobuz, teksa ishte duke udhëtuar me morocikletën e tij. Aksidenti ndodhi pak më parë në aksin rrugor Lezhë- Fushë Krujë. "Ndue Luca,

70-vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme rreth orës 18:30, pasi u përplas nga një mikrobuz me targa LE 7238A dhe një automjet tip "Benz" me targa LE 7588 A, tek kryqëzimi i aksit rrugor Lezhë-Fushë Krujë", thanë burimet e policisë.

Pas ngjarjes, forcat e policisë mbërritën në vendin e aksidentiit për të zbardhur shkakun e tij. Ndërkohë që për të moshuarin nuk ka pasur asnjë shpresë, pasi ai ka humbur jetën menjëherë. (atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›