E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me heroinë, pranga dy shtetasve në Elbasan

Elbasan- Seksioni i luftës kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë e policisë së Elbasanit ka arrestuar dy persona të akuzuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

A.Strugani 22 vjeç me banim në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit dhe E. Kovaçi, 19-vjeçe me banim në lagjen “Shën Koll” janë prangosur një natë më parë, pasi në banesën e kësaj të fundit gjatë kontrollit janë gjetur katër doza heroinë.

Pas kontrollit, 5 doza të tjera droge i janë sekuestruar shtetasit Strugani. Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se dy të rinjtë shpërndanin drogë në qytetin e Elbasanit.

Vajza 19-vjeçare dyshohet se është edhe vetë përdoruese por gjithsesi kjo pritet të verifikohet nga hetimet e mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›