Bruksel, liderët e BE-së vendosin fatin e Serbisë

Sonte Serbia do të jetë mes ankthit dhe pritjes.Vendimi përfundimtar për dhënien e statusit të kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian për Serbinë, do të merret sonte në orët e mbrëmjes nga shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Pritet që takimi të filloj në orën 19:00 dhe vazhdon edhe nesër.
Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, më herët këtë javë, kanë rekomanduar që Serbisë t`i jepet statusi i kandidatit për pranim, duke thënë se i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga 27 vendet e BE-së.
Statusi i kandidatit është një hap fillestar në rrugën e anëtarësimit në BE.