E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Azerbajxhan, policia shpërndan me gaz lotsjellës protestuesit

Forcat e sigurisë në Azerbajxhan kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e pjesëmarrësve në trazirat në qytetin Quba.

Autoritetet bejnë me dije se katër persona, përfshirë edhe tre policë, janë plagosur.

Së paku një gazetar është në mesin e të plagosurve nga përleshjet e policisë me protestues.

Protestuesit, që po kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit Rauf Habibov, sot kanë thyer dritaret në ndërtesat qeveritare dhe ia kanë vënë zjarrin një ndërtese që mendohej se i takonte Habibovit.

Më vonë autoritetet kanë thënë se e kontrollojnë situatën në qytet, ku po patrullonin forcat e sigurisë dhe makinat e blinduara.

Trazirat erdhën pas komenteve të Habibovit se banorët në qytetin Quba janë tradhtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›