E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA , zgjidhja e gjendjes në Siri, së shpejti

Zyrtari i lartë amerikan për Lindjen e Mesme, Xhefri Feltman, thotë se “pika e kthimit” në Siri duhet të arrijë “shpejt”.

Gjatë një raportimi në Komitetin e jashtëm të Senatit të Shteteve të Bashkuara, ai theksoi se “nuk e dimë me siguri se kur pika e kthimit në Siri do të vijë, por ajo do të arrijë”.

Sipas tij, fundi i sundimit të presidentit Bashar al-Asad, duhet të vijë “shpejt”, pasi “sa më gjatë që regjimi e sulmon popullin e Sirisë, më të mëdha janë shanset për një luftë të përgjithshme dhe shtet të dështuar”.

Në dëshminë në Senat ishte edhe ambsadori amerikan në Siri, Robert Ford, i cili theksoi se “regjimi i Asadit është nën tension më të madh sesa para dy- tre muajve”, për shkak të sanksioneve dhe dezertimeve ushtarake.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 7500 persona janë vrarë në Siri, që kur filluar goditja e forcave të regjimit kundër protestuesve anti-qeveri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›