FSHF-ja ligjeron ekipin e Xhanit Partizani te henen kunder Lushnjes
Pas luftes ne media ne komisionet e Federates Shqiptare te Futbollit dhe ne dyert e gjykates tashme Partizani eshte gati per te zbritur ne fushen e lojes. Gjate dites se djeshme institucioni qe drejton futbollin ne vend ka regjistruar skuadren e kuqe qe do te luaje ne edicionin e ri te Kategorise se Pare. Ne duelin per drejtimin e klubit fitues eshte shpallur Albert Xhani. Nepermjet vendimit te FSHF-se aksioneri me i madh i klubit kryeqytetas me 60 per qind ka triumfuar perballe Paro Lacit i cili zoteron 40 per qind te aksioneve te mbetura. Per shkak te konfliktit drejtuesit kishin krijuar dy skuadra paralele por tashme ne fushen e lojes do te zbrese Partizani i formuar nga Xhani me trajner Neptun Bajkon. Partizani eshte regjistruar per sezonin e ri. Cili prej dy ekipeve Ai i paraqitur nga aksioneri Albert Xhani konfirmoi sekretari i pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani. Gjate dites se djeshme kemi marre nje ekstrakt zyrtar nga QKR-ja Qendra Kombetare e Regjistrimit ne te cilin konfirmohej se Xhani eshte president dhe administrator i klubit duke qene se zoteron pjesen me te madhe te aksioneve.
Skuadra do te zbrese ne fushe ndersa dy aksioneret do te vazhdojne betejen ligjore ne te cilen Laci u shpall fitues nga Gjykata e Tiranes. Rreth kesaj ceshtjeje numri 2 i federates shtoi Megjithese palet vazhdojne te jene ne gjyq per regjistrimin e skuadres se paraqitur nga aksioneri Xhani federates nuk mund ti vihet faj. Ne u bazuam te shkresa zyrtare e QKR-se e cila ka kompetencat te thote se cili eshte drejtuesi i nje shoqerie. Per sa i takon ndeshjes Partizani do te luaje te henen kunder Lushnjes per efekt se ne fundjave nuk kishte fushe ne dispozicion.