E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, policia sekuestron 98 kg drogë

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 98 kg drogë e tipit kanabis sativë, në komunën Piskovë.

Droga u gjet në një mjet tip benz, ndërkohë që u pikas nga policia në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.

Operacioni policor u kry në orët e para të mëngjesit të sotëm reth orës 5:30, ndërkohë që policia pasi pikasi mjetim e dyshuar u përpoq të ndalonte drejtuesin e mjetit, i cili e braktisi atë bashkë më drogën rreth orës 7:30.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë edne nuk bëhet  i ditur identiteti i drejtuesit të mjetit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›