E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, sot diskutohet për Ballkanin Perëndimor

BRUKSEL- Ne Bruksel, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojne sot per Ballkanin Perëndimor.

Mesohet se ne qendër të vëmendjes do të jenë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, nderkohe qe pasdite do të shqyrtohet edhe raporti i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton për rezultatet e deritanishme të dialogut Prishtinë Beograd si dhe për situatën në Kosovë.

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare do të shqyrtojnë edhe raportin e progresit për Maqedoninë dhe zhvillimet e politikës së jashtme rreth kontestit të emrit dhe dialogun e brendshëm politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›