E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reciprociteti, Vetëvendosja i jep fund protestës

Pas më shumë se 12 orë qëndrimi në rrugë, lëvizja Vetëvendosje i dha fund protestës në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, në veri të Prishtinës. Më herët ajo kishte shpallur të përfunduar protestën tek Dheu i bardhë, vendkalimi tjetër kufitar.

Në një komunikatë të kësaj lëvizjeje thuhet se gjysmë ore pas mesnate policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato. Njëkohësisht policia i ka bllokuar të gjitha rrugët e kryesore për në vendin e protestës, më qëllim të bllokimit të komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës, thuhet në komunikatë.

Rreth orës 01:30 përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbyllur protestën e djeshme në Merdarë, që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit, njofton Lëvizja.

Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, citohet të ketë thënë: Duke qenë se u bë i pamundshëm qëndrimi te Dheu i Bardhë ku tashmë hynë veturat dhe maunet me mallra serbe, u vendos që tani nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë  do të njoftoheni me kohë, ka thënë Ahmeti, njofton Vetëvendosje.

Kalojnë aktivistët nga Shqipëria. Kurti: S’tërhiqemi

Ne oret e pasdites jane lejuar te kalojne kufirin dy autobuset me mbe

shtetes te VV nga Shqiperia, qe prisnin te bllokuar qe prej paradites se sotme.

Kalimi i tyre ne Morinë u be pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi.

Nderkaq, kreu i levizjes Vetevendosja duke deklaruar per KTV-në se reciprociteti nuk ka afat, ka sqaruar se protestuesit nuk jane kunder policise, por kunder Serbise. Ai ka bere me dije se  protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojne, të bëjnë trysni për te bllokuar  mallrat serbe për të hyrë në Kosovë.

Ai nuk ka saktësuar ndonjë orë, kur do të tërhiqet vetëvendosje nga protesta.

Ai ka bërë të ditur se protestuesit do të qëndrojnë në rrugët magjistrale që çojnë kah pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, derisa institucionet të zbatojnë në tërësi reciprocitetin me shtetin serb.

Sot jemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës e prodhimit vendor. Protesta është paqësore, kjo protestë e demokratizon dhe e mbron Republikën tonë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në vazhdimësi, deri atëherë kur të ndërmerren masat prej institucioneve, Policisë së Kosovës që ta zbatojnë këtë reciprocitet. Reciprociteti nuk mund të jetë i kufizuar me kohë prandaj edhe ne po qëndrojmë këtu edhe më tutje, ka thënë Kurti në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Kurtit, protesta e Vetëvendosjes po jep rezultate, sepse qëkur janë këtu, asnjë kamionë apo automjet tjetër me mallra serbe nuk është futur në Kosovë nga Serbia.

Në mesin e protestuesve në Merdar gjendet edhe ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë Wiliam Waker, i cili ka thënë se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore e çdo qytetari të lirë.

Kurti: Nuk jemi kundër policisë, jemi kundër Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në pronocimin e fundit ka thënë se protestuesit janë bllokuar nga Policia. Filluam me marshin tonë paqësor, por u bllokuam në daleje të qytetit të Besianës nga një kordon i Policisë që kishte marrë urdhër nga Qeveria e Kosovës. Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor. Nuk jemi kundër Policisë, por jemi kundër Serbisë, ka thënë Kurti për KTV-në.

Ai ka shtuar se prej fillimit te protestes paqësore nuk ka kaluar asnjë kamion me mallra nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.
KTV-ja ka raportuar se një maune ka kaluar para pak çastesh nëpërmjet kësaj pike kufitare, pra edhe mes protestuesve. Por, siç thuhet, maunja kishte targa të Shkupit dhe  kalonte transit nëpër Kosovë. Ne te kishte mallra italiane të dedikuara për Maqedoninë, prandaj nuk i është bërë pengesë. Për më tepër, kjo maune është siguruar dhe përcjellë nga Policia dhe nga vetë kujdestarët e protestuesve.

Zyrtarë policorë pohojnë se situata tek pika kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar është nën kontroll dhe se atje tanimë gjendet numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Momentalisht ata janë duke protestuar dhe ne jemi të poziocionuar nëpër pikat tona, për të mos lejuar ti bllokojnë rrugët, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, ka pohuar zëdhënësi i Policisë Brahim  Sadriu.

Nisja e protestes

Numri i protestuesve në hyrje të fshatit Shtedim të Podujevës, në rrugën që çon drejt pikës kufitare në Merdarë ka arritur në rreth 1000 . Po aq protestues raportohen të jenë mbledhur deri edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë. Ndërkohë, raportohet se numri i protestuesve sa vjen e shtohet.

Turma e mbledhur në hyrje të fshatit Shtedim është afruar me policinë në një distancë rreth 1 metër, ndërkaq Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke qëndruar në gjendje gatishmërie dhe ka krijuar kordonin në mes të dy urave në afërsi të këtij fshati.

Në krye të protestuesve janë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe aktivisti tjetër, Shpend Ahmeti.

Vetëvendosje ka bllokuar vetëm një korsi të rrugës, pra atë që vjen nga Serbia për në Kosovë. Protestuesit po brohorasin parulla të ndryshme, e ndër to edhe Hashim hajni, O Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke, e thirrje të ndryshme.

Protestuesit kanë filluar të mblidhen në afërsi të rrugës që shpie drejt Merdares.

Ata janë grumbulluar në një vend që është 1 kilometër larg pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës.

Policia bllokon qarkullimin drejt Merdares

Rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë tashmë ka shumë pika kontrollit të Policisë së Kosovës, në të cilat legjitimohen të gjithë qytetarët dhe nuk lejohet qarkullimi i tyre drejt Merdares.

Siç raporton gazetarja e Expressit në vendin e ngjarjes, qytetarëve u jepet nga një broshurë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, e cila përmban rregullat të cilat duhet të respektohen gjatë protestës.

Ndërsa, Forcat më të mëdha të Policisë janë përqendruar në hyrje të Podujevës në drejtim të rrugës drejt Merdares.

Ndërkohë, asnjë makinë apo kamion nga Serbia nuk është duke qarkulluar në këtë pjesë.

VV sot në protestë, i drejton 10 pyetje Thaçit

PRISHTINE- Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar se do të protestojnë në dy pikat kufitare, në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, meqenëse sipas tyre, mocioni i iniciuar nga PDK-ja nuk është i qëndrueshëm, dhe si dokument që i referohet marrëveshjes së mëhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, e cila nuk është ratifikuar në Kuvend të Kosovës, nuk mund të cilësohet si dokument në përputhje me Kushtetutën.

Derisa e ka arsyetuar mbajtjen e protestës, me faktin që sipas tij, kryeministri Hashim Thaçi ia ka mbyllur derën Shqipërisë dhe ia ka hapur Serbisë, si me 14 janar, gjithashtu edhe me mocionin e së premtes, kryetari i Lëvizjes Vet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›