Presidenti i Kroacisë në Tiranë, takohet me Topin
TIRANE- Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka nisur vizitën dy ditore në Tiranë, ftuar nga homologu, Bamir Topi.
Takimet qe nisen ne Pallatin e Brigadave, u paraprine me nje ceremoni shoqeruaar nga himnet kombetare perkatese.
Sipas axhendes dy presidentet do te zhvillojne nje takim koke me koke, e me tej, pas takimit ata do të firmosin edhe një marrëveshje mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona.
Detajet pritet te jepen permes nje konference per shtyp, nderkohe qe pas saj, Josipoviç do të zhvillojë takime me kryeminstrin Sali Berisha dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.
Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në unversitetin e Tiranës, do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit.
Josipoviç do të zhvillojë edhe një takim me Kryetarin e Bashkise së Tiranës. Ai do te ndalet ne nje vizite te shkurter edhe ne Durres e Kruje.