E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Cooper: Jo rëndësi burimi i krizës në Veri, por dialogu

BRUKSEL-Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper shkruan në raportin që i ka paraqitur BE se nuk është me rëndësi se kush është fajtori për krijimin e situatës së fundit në Veri, porse është e domosdoshme që dialogu të vazhdojë.

"Duhen shtuar përpjekjet për të investuar në vazhdimin e dialogut në vend të kërkimit të organeve përgjegjëse që shkaktuan trazirat në Veri. Beogradi dhe Prishtina duhet të bashkëpunojnë”, u shpreh Cooper sipas burimeve të medias serbe Tanjug, qe citon te dhenat nga nje burim anonim ne Bruksel. Negociatori duke prezantuar raportin e tij para institucioneve të BE-së rreth situatës në veri të Kosovës, ka deklaruar gjithashtu se “dialogu duhet të vazhdojë, edhe të kalojë në një formë e cila do të mundësojë përparim”.

Sipas burimit anonim ne Bruksel, raporti i Cooper përbëhet nga tre pika, në të cilat bien dakort të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së. Pikat sipas burimit anonim jane: Pika e parë i referohet nevojës për të ulur tensionet në Veri, e dyta është nevoja për të gjetur një zgjidhje të përkohshme dhe në këtë pikë bashkësia ndërkombëtare qëndron e bashkuar, ndërsa i treti dhe pika më e rëndësishme është që dialogu të vazhdojë dhe te shenoje progres.- thuhet të jenë tre pikat e raportit të Cooper.

Cooper ka cituar gjithashtu dhe pikëpamjet e përfaqësuesve të të dyja paleve, si ajo kosovare dhe ajo serbe. Në këtë pikë, Cooper thekson se dhe ai u ka derguar mesazhe si përfaqësuesve të Beogradit dhe atyre te Prishtinës. Mesazhet e Cooper i referohen një konteksti më të gjerë se ajo e situatës aktuale dhe problemeve lidhur me postblloqe.
Cooper përsëriti se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura në mes të Beogradit dhe Prishtinës, tha burimi anonim nga Brukseli per Tanjug.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›