KFOR kalon barrikadat e ngritura nga serbët në veri
MITROVICË- KFOR ka mundur sot të kalojë barrikadat e ngritura në veri të Kosovës nga serbët, transmeton agjencia kosovare "Zëri".
Sot është lejuar kalimi i një patrulle të dytë të KFOR-it, i cili ishte nisur nga pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës. Patrulla e KFOR ka kaluar barrikadat në Zveçan, dhe përmes fshatit Zhitkovc ka udhëtuar për në veri të vendit.
Sipas të dhënave, njësia e KFOR-it që ka kaluar barrikadën përbëhej nga katër kombi-busë, tre xhipa, nga pesë cisterna dhe kamionë ushtarakë, ndërkaq rrugëtimin e tyre e ka shoqëruar edhe policia e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)