Brukseli Nisma e Bashkise se Tiranes per heqjen e taksave e guximshme dhe frytdhenese
Bashkimi Europian është duke vënë gjithçka në lëvizje për të ndihmuar ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme , që në një kohë krize të mprehtë, konsiderohen si pika nevralgjike e rritjes ekonomike në Europë. BE-ja kërkon së pari të heqë pengesat me të cilat përballen ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ti ndihmojë ato që të hyjnë në tregjet e jashtme.
“ Konsiderojmë se ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme janë një instrument thelbësor për rritjen ekonomike dhe përballimin e këtij momenti shumë delikat të krizës. Ja pse ne kemi vendosur të ndërhyjmë me një strategji që synon dyfishimin e numrit të biznesit të vogël dhe të mesëm që operojnë jashtë BE-së. Ne po dialogojmë dhe negociojmë për reduktimin e pengesave jo tarifore për këtë biznes dhe për të forcuar të gjitha instrumentat dhe standartet që mund të rrisin klimën e besimit te ky biznes”, është shprehur për ABC news, Antonio Tajani, Komisioner për Industrinë dhe Ndërmarrjet.
Në kontekstin BE-Shqipëri, propozimi i fundit i bashkisë së Tiranës për të hequr taksat lokale për 4 vjet për ndërrmarrjeve e vogla dhe të mesme me më shumë se 50 punëtorë shihet nga Brukseli si shumë i guximshëm dhe frytdhënës, pasi në nivelin europian, jo vetëm që asnjë qeveri lokale nuk do ta guxonte një gjë të tillë në një kohë krize, përkundrazi në një kontekst krize taksat shtohen, por ede sepse ajo i përgjigjet objektivave të stimulimit të biznesit të vogël dhe të mesëm., nxitjes së punësimit dhe shton konkurrencën e shëndoshë të këtij biznesi, që kontribuon në nivelin e 80% në prodhimin kombëtar bruto. Në nivelin europian, BE-ja kërkon që ti japi zë ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme europiane që duan të tregtojnë jashtë territorit të Bashkimit Europian.
Antonio Tajani, Komisioner për Industrinë dhe Ndërmarrjet tha s “ në çdo delegacionit të BE-së në shtetet e huaja do të ketë desk që do të mbrojë interesin e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme. BE-ja vihet kështu në dispozicion të këtij biznesi, që të lehtësojë veprimtarinë e tyre sa herë që ato duan të futen në një treg të ri jashtë BE-së”.
Stimulimi i ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme është pjesë e strategjisë 2020 të Bashkimit Europian.