Kapet ne Kryeqytet autori i dyshuar i vrasjes se Agnesa Thomait ne Elbasan
Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar „Momenti i Fundit“, kanë vënë nën pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 23 vjeçares Agnesia Thomai, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit më datë 21 tetor 2011.
Autori i kësaj vrasje i cili është shtetasi Mirjan Dedja, 28 vjeç, i dënuar më parë për Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se ka qëllur me armë zjarri në pjesën e qafës, 23 vjeçaren Agnesia Thomai, ndërsa punonte si kamariere në një lokal afër universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit.
Autori i dyshuar me preçedentë të mëparshëm penal dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë, në ambjentet e një banese të marrë me qera prej tij.
Pas marrjes së informacionit mbi vendodhjen e tij, u morën masat e nevojshme dhe u bë ndërhyrja, duke finalizuar me prangosien e tij. Ndërkohë, që Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg” për shtetasin Mirjan Dedja.
Shtetasi do të dërgohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme dhe për dërgimin e tij më pas në vendin e vuajtjes së dënimit.