Tomori-Tirana 0-1

Një fushë e keqe bëri të vetën, por ajo skuadër që deshi të merrte me patjetër 3 pikët ia arriti qëllimit. Tirana fitoi 1-0 në Lushnje ndaj Tomorit, me golin e shënuar nga mbrojtësi Erion Dushku, veçse ishte një fitore që nuk kaloi pa polemika.
Gjithsesi, Tirana ishte pa dyshim skuadra më e mirë në fushë, duke pasur epërsi gjatë gjithë ndeshjes dhe duke krijuar më shumë raste për shënim.
Veçse, kur pritej që nga momenti në moment të shënohej goli mik, erdhi një gol vendas. Në minutën e 19-të, Gersi Arbri shënoi i ndodhur i vetëm para Ilion Likës, por gjyqtari Alla e kishte ndërprerë lojën që më parë për një ndërhyrje ndaj Dushkut, të cilën ai e cilësoi të gabuar.
Një rast i dyshimtë që nuk mund të kalonte pa protestat e beratasve.
Tirana nuk u trondit nga kjo ndodhi dhe arriti të kalonte në epërsi në minutën e 33-të, pra me anë të Dushkut, i cili realizoi me kokë, pasi Gilman Lika ngulmoi mirë nga e djathta dhe krosoi shumë saktë.
Në stadiumin e Lushnjes ishte edhe ish-presidenti i Tiranës, Refik Halili, që siç duket nuk mund të ndahet kaq lehtë nga bardheblutë, ndërsa pjesa e dytë u vonua disi, për shkak të një bisede të gjatë të trajnerit Memushi të Tomorit me gjyqtarin Alla. Në përfundim Memushi u largua nga stoli, siç duket i përjashtuar.
Pjesa e dytë u luajt sërish nën epërsinë e Tiranës, por që nuk mundi të shënonte golin e dytë ndonëse sulmoi shumë. Tomori u përpoq të bënte diçka dhe Arbëri gjuajti me kokë në 67’, por topi përfundoi jashtë. Bardheblutë rreshtuan përpjekjet me Tushen në 73’, gjuajtjen e Takut në 77’ dhe depërtimin e Duros nga e djathta në 81’ kur mesfushori pasoi për Morinën, goditja e të cilit u bllokua nga një mbrojtës.
Ndërsa ndeshja iu afrua fundit, Hodo thuajse ndëshkoi mungesën e realizmit të tiranasve, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë, ndërsa në aksionin e fundit, Tushe u pengua nga terreni, duke mos mundur të depërtonte drejt zonës. Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 20 pikëve pas 9 ndeshjeve, duke ruajtur ritmin që duhet për të synuar titullin.