E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge ne Kakavije nje person ka perfunduar ne pranga

 Një person ka përfunduar në pranga, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia kufitare e Kakavijë ka sekuestruar 10 kg marijuanë gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e autobuzit me targë SR 65 73 B, që drejtohej nga shtetasi Pëllumb Danaj, i banues në Delvinë.

Lënda narkotike ishte futur në një kuti të madhe kartoni, e mbështjellë me letër natriban ngjyrë të bardhë, ku brenda saj kishte marijuanë.

Nga antidroga e qarkut Gjirokastër, është bërë shoqërimi i 25 pasagjerëve për në komisaritatin e Policisë për veprimet e mëtejshme hetimore dhe është shpallur në kërkim shtetasi nga Saranda që i ka dhënë kutinë me lëndë narkotike shoferit të autobuzit, ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›