E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Me Serbinë do të respektohet çdo marrëveshje

PRISHTINË- Zv/kryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka respektuar çdo marrëveshje të arritur deri më tani dhe se do të respektojë edhe marrëveshjen, sipas së cilës zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.

PDK, AKR dhe LDK në fillim të prillit kanë arritur një marrëveshje për ndryshime të nevojshme kushtetuese që do të krijonin rrethanat për zgjedhje të presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Bazuar në marrëveshje, Komisioni do të përfundojë punën e vet brenda gjashtë deri në nëntë muaj nga data e themelimit të tij, kështu që kufiri i skajshëm ka mbetur edhe dy muaj.

Marrëveshja parasheh që zgjedhjet e para presidenciale të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj nga data, në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative do të hyjnë në fuqi. Sipas kësaj, i bie qe ato do të duhet të mbahen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›