Brukseli-Serbisë: Fokusi tani tek zbatimi i marrëveshjes, jo tema të tjera
Prishtinë- Edhe pse Serbia është më shumë e interesuar tek përfitimet që do t’i sjellë arritja e marrëveshjes me Kosovën, duke se Brukseli e ka fokusin tek implementimi i saj nga ana e të dyaj palëve.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton, ndërmjetësueses së bisedimeve, duke mos dashur ti komentojë temat e përmendura nga mediat serbe, tha se për momentin fokusi është tek implementimi i marrëveshjes së fundit.
Sipas saj, dy ekipet e grupeve për implementim pritet të takohen në Bruksel javën e ardhshme. Fokusi për momentin është tek implementimi i marrëveshjes së arritur në prill dhe unë pres që ekipet e grupit implementues nga Beogradi dhe Prishtina do të takohen sërish në Bruksel, javën e ardhshme, tha Kocijançiç për Zërin.
Mediat serbe duke cituar zyrtarë të shtetit, të cilët thonë se temat që ata duan ti bisedojnë sa më shpejt që është e mundur, janë furnizimi me rrymë, statusi i hidrocentralit të Gazivodës, sistemi i IbërLepenc dhe rezervat e thëngjillit në Kosovë.
Por zyrtarë nga Brukseli, thonë se për të nisur bisedimet për tema tjera, fillimisht duhet të nisë zbatimi i marrëveshjes aktuale, për veriun që është arritur më 19 prill.