Itali- Shqiptarja Luli Bitri, rrok dy çmime si aktorja më e mirë (FOTO/VIDEO)
Itali- Aktorja shqiptare Luli Bitri vazhdon të koleksionojë çmime. Brenda vetëm një jave ajo u vlerësua si aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Busto Arsizio dhe në Cagliari të Sardegnës. Ajo u vlerësua për intepretimin e nivelit te lartë, por edhe për kontributin e dhënë në integrimin e grave të huaja.
Të dy këto çmime të fundit aktorja e re i ka marrë me rolin e Alinës, protagoniste e filmit Dimmi che destino avrò të Peter Marcias.
Ashtu si edhe në filmin e mirënjohur “Amnistia” të Bujar Alimanit, që ka korrur suksese të njëpasnjëshme në festivale të ndryshme, protagonistja e sjellë në ekranet e kinemave italiane nga Luli Bitri është sërish një heroinë, një heroinë moderne që përballet me paragjykimet dhe i mposht ato.
I ambjentuar në Sardegnë, filmi trajton tematikat e integrimit të të huajve në shoqërinë e sotme italiane Në rolin e saj të parë si protagoniste në një film italian, aktorja tanimë e afirmuar shqiptare ka bindur kritikën dhe publikun. Ajo konsiderohet tanimë jo vetëm një talent premtues, por një siguri ose më mire siç shkruan një kritik kinematografik : duhet duartrokitur intepretimi i një aktoreje të re por të madhe si Luli Bitri.
Luli Bitri