E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Të pranohet rezultati i zgjedhjeve

26-05-2011 / Gazeta 55

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian kërkuan dje respektimin e vendimeve të institucioneve të pavarura dhe njëherazi i bën thirrje klasës politike në Shqipëri që të tregojë maturi demokratike, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit

Bashkimi Evropian intensifikon linjën e dialogut në Shqipëri, si i vetmi kurs i pranueshëm politik, për t’i dhënë fund tendencave pushtetare të eksponentëve të caktuar të opozitës.
Në një seancë të zhvilluar dje në Parlamentin Europain, u ngulmua fort qëndrimi i shprehur edhe më herët se Shqipëria nuk meriton të mbetet peng i tekave të politikanëve, të atij soji politikanësh, që pas çdo palë zgjedhjesh zgjedhin të mos pranojnë rezultatin zgjedhor, nëse ku i fundit nuk i përgjigjet interesit për t’u mbetur në pushtet. Kësisoj, debati i paradites së djeshme në Parlamentin Evropian, për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri, u zhvillua në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të këtij Parlament.
Në qendër të debatit ishte raporti i delegacionit ad hoc të PE, që ndoqi nga afër procesin e votimit më 8 maj.
Në këtë takim, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore, Eduard Kukan deklaroi se situata në Shqipëri ishte e qetë dhe e rregullt ditën e votimit, ku prania e ndërkombëtarëve ishte jetike. Ndërsa, siç edhe vëren në raportin e tij Kukan, situata u tensionua më tepër gjatë procesit të numërimit të votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Lëvizjet e BE dhe të diplomacisë ndërkombëtare bëhen në një kohë kur procesi zgjedhor është në fazën e ankimimit të opozitës në Kolegjin Zgjedhor dhe të kundërshtimit të saj ndaj shpalljes prej KQZ-së të Lulzim Bashës, kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” fitues të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës, rezultat i ardhur pas numërimit të fletëve të votimit të hedhura jo në kutinë për kryetar bashkie por në kuti të tjera, që përmbanin fletë votimi për organet e tjera drejtuese të pushtetit lokal të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›