Një ambicioz i sëmurë, që tenton të mos njohë drejtësinë
“Çdo politíkë duhet të përmbyset para drejtësísë - E. Kant
Rama nuk e pranon verdiktin e Sovranit, ndaj gatitet të sajojë alibí të reja për të “justifikuar” ndëshkimin që mori. Elektorati i dha atë që meritonte. Meqë kërkoi transparencë nga “kusarët”, do të akuzojë taní si mercenar sovranin. Do t’i kërkojë pse gaboi me kutínë; pse u shpreh për ata që, gjoja, po i marrin frymën dhe pse pranon t’i vlerësohet vullneti. (!) Se, mëkatarët nuk i njohin argumentet, që i pengojnë në rrugën e tyre. Të akuzuar, i kërkojnë shkaqet jashtë vetes. Edhe dhelpra, kafshon këmbën e saj, kur shkel mbi shkarpa që bëjnë zhurmë. Dështaku Rama akuzon KQZ-në për kanibalizëm zgjedhor. (!) Madje të gjithë neobllokmenët po shkelin me arrogancë të “drejtën” e vullnetit të lirë të çdo qytetari. Rama humbi, sepse askush nuk mund t’ia falte dëmet, që i solli Shqipërísë me bojkotet, bllokimet, grevat, demonstratat dhe gjithë shpifjet e trillimet ndaj kundërshtarit. Por, meqë “çdo e keqe nuk vjen vetëm për të keq”, ndoshta prandaj Shqipëría nxorri një mësim nga politika destruktive e Ramës. Se ku janë dhjetëra mijë votat e tepërta të tij? Si pranoi ky “pronar i përjetshëm” i bashkisë së Tiranës të shpallej fitues me 10 vota? Si të pajtohet taní ky “Perëndi” me këtë humbje të çertifikuar? Rama me neobllokmenët i janë drejtuar Kolegjit Zgjedhor, jo për të dhënë drejtësí, por për t’i akorduar humbësit Rama një fitore të pamerituar. Ndryshe, sipas tyre, do të fillojë kërcënimi enverist: Shqipëría do të trajtohet si e marrë peng, kurse drejtësía do të tregohet nëpër KPD-të e tyre si një “përrallë dimri”. Se, bashkangjitur me ankesën, Rama ka vendosur alibínë e gabimit të qëllimshëm të çdo qytetari. Ashtu si Enver skizofreni që shihte çdo nënshtetas si armik potencial. Prandaj i dënonte ata me dyshime, akuza false, me prova dhe fakte të paqëna. Sikur vendimi i Kolegjit Zgjedhor të mos jetë pro fitores së Ramës, do t’u bëka, sipas tyre, “kiameti”, duke filluar me pengesat e PS-së në rrugën e integrimit të Shqipërísë. Se nuk mund të shpresohet që PS-ja, kjo nostalgjike e sistemit të “kopaçes”, të kenë hyrë në rrugën e konsensusit, mirëkuptimit, tolerancës, që kërkon shteti ligjor! Ndoshta prandaj dhe z. Kadaré, me letrën drejtuar Bashës, ka dashur të shprehë alarmin se, me arrogancën e Ramës me shokë, nuk vendoset harmonia demokratike. Mos, vallë, ka dalluar që vetëm toleranca fisnike e koalicionit të djathtë ka mbajtur ekuilibrin demokratik ? Por Kadare duhej t’i kishte kërkuar Ramës të deklaronte se kryesimin e bashkisë së Tiranës e kish dhuratë nga Basha! Se, një shkrimtar i dimensioneve të Tij lypsej ta kuptonte që një kërkesë e tillë u duhej drejtuar votuesve të kryeqytetit. Kurse Basha tashmë nuk i përket politikisht vetes! Po le t’i gëzohemi faktit që më në fund dhe Kadare-ja e ka kuptuar se sa të papërgjegjshëm janë Rama me shokë. Se z. Kadare e di fort mirë që, gjestet kalorësiake nuk veprojnë mbi xhelatët harbutë! A nuk silleshin këta më egërsisht me viktimat, që i luteshin Zotit t’i falte se nuk dinin ç’bënin?!
Rama u përpoq ta shndërronte fushatën në një referendum, me të cilin të ndëshkonte “kusarët” e djathtë. Por doli që hajduti i votave paskësh qenë ai vetë. Se ku janë sot dhjetëra mijë votat, me të cilat ky betonier “fitonte” bashkinë ? Si shpjegohen 140 mijë votat e tepërta të koalicionit të “kusarëve” të djathtë? Prandaj nuk mund të mendohet që një partí e tërë t’i bindet marrëzíve të kësaj lubie për pushtet të pamerituar, që akuzon për kanibalizëm zgjedhor ata që bënë çmos të vendosnin drejtësínë! Kurrë nuk mund të jenë socialistët aq leshko, sa për interesat meskine të një karrieristi të sëmurë, të hedhin në erë aspiratat europiane të Shqipërísë! Rama, ky gjigand i rrokullisur në humnerën e dështimit pa kthim, e páka veten aq të pushtetshëm, sa të ngrejë gjysmën e Shqipërísë kundër gjysmës tjetër(!) Mos, vallë, tenton t’u ngjajë atyre servilëve të xhelatit Enver Hoxha, që, në çaste disfatash, për t’i ngritur moralin skizofrenit të dëshpëruar, deklaronin me cinizëm se u mjaftonin 18 çifte të rinjsh për të krijuar atë Shqipërí, që do të realizonte idiotësitë e atij sharlatani të pacipë? Kurse Rama, si një despot liliput, i terrorizuar nga verdikti i Sovranit, ka vënë sot kujen për shkak të rrëzímit të “fitores” së tij prej dhjetë votash! Dhe për këto 10 vota qenka gati t’i vërë zjarrin Shqipërísë. Për të tillë njerëz populli ka nxjerrë talljen: “Po të lanë të bëhesh prift, bëhu edhe dhespot!”. Ramë kontradiktori, edhe e shpalli të shenjtë votën e qytetarit, edhe e mohoi atë kur ajo u shpreh qartë. Edhe kërkoi me zallahí hapjen e kutíve, edhe ulërín kundër numërímit të votave të pavlerësuara. Ky enverist i “vockël”, që u qa për uzurpim institucionesh, i rrethon ato sot si të jenë grupime bandash. Po nga i buron Ramës tërë kjo frymë konfliktualiteti? Si paradoksal, ky pro-europian, nis e shkatërron imazhin e Shqipërísë. Si “misionar” i politikës “përtej së majtës e të djathtës”, lakmon të gjitha pushtetet. Ky “humanist” i “rrugës së vetme” urdhëron të dhunohen prej deputetëve të tij djemtë e policisë. Është ky atdhetar hipokrit, që bllokon rrugët; që i bën presion Perëndimit të marrë parasysh se integrimi i Shqipërísë peshon më pak se karriera e tij politike!
Duke kërcënuar Kolegjin Zgjedhor t’i akordojë “fitoren” dhe duke akuzuar për kanibalizëm zgjedhor vlerësímin e vullnetit të lirë të çdo qytetari, Rama e futi veten në Historí si model i njeriut, që nuk i duhet besuar pushtet. Por, nëse brenda PS-së ka zullumqarë, që u duhet endé avokatia e tij, kjo nuk e bën atë fajtor! Ashtu si nuk mund të jetë ai fajtor për pranimin e verdiktit të padiskutueshëm të SOVRANIT!