Çmimi për kokën e Gedafit, nisin mosmarrëveshjet mes rebelëve
Në Libi kanë nisur mosmarrëveshjet mes rebelëve në lidhje me shpërblimin e ofruar nga sipërmarrësit për kokën e Gedafit. Shuma prej një million stërlinash anlgeze ishte ofruar muajin e fundit si shpërblim për atë që kapte ose vriste kolonelin.
Sipas të përditshmes britanike, Daily Star Sunday, i riu që u fotografua me psitoletën e artë të Gedafit në dorë është paraqitur për të tërhequr shpërblimin.
Por ai nuk është i vetmi, pasi edhe të tjerë e pretendojnë shumën prej 1 milion stërlinash. Vendimi përfundimtar i takon KËshillit Kombëtar të Tranzicionit.