E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli bllokon planin francez për shpëtimin e bankave

Sipas një informacioni të 'Financial Times', Bashkimi Evropian ka bllokuar planin e qeverisë franceze për shpëtimin e bankave. Komisarja për kontrollin e monopoleve, Nellie Kroes, ka refuzuar planin 10,5 miliarda të Francës, si plan që mënjanon konkurencën. Mjetet financiare shtetërore nuk duhen përdorur për dhënien e kredive komerciale, thuhet në një raport që vjen nga rrethet e BE-së. Ministrja franceze e ekonomisë, Christine Lagarde, u përpoq pa sukses që të bindte Kroes të tërhiqte veton e saj. Plani i qeverisë së Parisit parasheh forcimin e kapitalit të vet, për gjashtë bankat më të mëdha franceze. Si shpërblim bankat duhet të rrisin kreditë për qytetarët dhe firmat me 3 deri 4 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›