E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule në Greqi, shtyhet takimi me Berishën

TIRANE- Një takim i parashikuar të mbahej sot mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule është shtyrë për në një moment tjetër. Mesohet se takimi do të mbahet nesër.

Në takim do të diskutohej për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Partia Demokratike dhe PBDNJ mësohet se kanë konfirmuar shtyrjen e takimit. Shkak për këtë shtyrje është bërë Dule, pasi ky i fundit ndodhet për vizitë në Greqi.

Takimi me Berishës dhe Dules ishte parashikuar të zhvillohej në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është takuar më parë edhe me të vetëofruarin kandidat për president, Fatos Nano, duke i dhëhë mbështetje këtij të fundit.

Një ditë më parë negociatorët e maxhorancës, Astrit patozi dhe Edmond Spaho u takuan me të deleguarit e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.

Takimi mori një rrjedhë tjetër pasi PS paraqiti një platformë katërpikëshe për një tryezë me partitë parlamentare. Ndërsa po i afrohemi votimit të parë në parlament, më 30 maj, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ende nuk ka hyrë në fazën e emrave konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›