E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli ende si hap driten jeshile Shqiperise drejt Bashkimit Evropian

Vitin e shkuar ne opinionin e tij per Shqiperine Bashkimi Evropian percaktoi 12 objektiva kyce te cilat vendi duhet te permbushte ne menyre qe atij ti hapej rruga per te hedhur nje hap te ri ne marredheniet me Brukselin dhe te merrte statusin e vendit kandidat. Zhvillimet e pergjithshme ne vend nen driten e realizimit te ketyre objektivave jane ne qender te raportit te progresit te hartuar per Shqiperine nje kopje te te cilit e ka dhe Zeri i Amerikes. Vleresimi  i pergjithshem eshte ai i nje perparimi te kufizuar te vendit.

Raporti i cili pritet te behet publik sot pasdite  nis me zbatimin e kritereve politike ku nje vend i vecante i lihet zgjedhjeve te 8 majit per pushtetin vendor. Ne raport shkruhet se ne pergjithesi megjithe nje numer aspektesh pozitive si konkurenca e procesit pergatitjet teknike transparente zhvillimi pergjthesisht i mire ne diten e votimit nje proces pozitiv numerimi nje mbulim pluralist nga mediat zgjedhjet te cilat jane percaktuar si nje prioritet kyc ne opinion arriten pjeserisht standartet dhe praktikat me te mira nderkombetare.

Persa i perket vleresimeve mbi Parlamentin dhe situaten politike raporti vlereson se megjithese ka disa permiresime ne praktikat dhe rregullat parlamentare si dhe nje rritjeje te kapaciteteve administrative aktiviteti i parlamentit ne funksionet legjislative dhe te kontrollit i cili eshte nje nga prioritetet kycc ne opinion mbetet i pamjaftueshem.

Ne raport verehet se ngerci politik ngjarjet e 21 janarit dhe kundershtite per zgjedhjet ne Tirane kane penguar si punen e parlamentit ashtu dhe dialogun politik te nevojshem dhe konstruktiv. Reforma zgjedhore si nje prioritet kyc ka ngecur ne vend thuhet ne raport ndersa verehet se parlamenti nuk siguroi seanca degjimore dhe votim te rregullt ne emerimet e anetareve te gjykates kushtetuese dhe asaj te larte e cila gjithashtu perben nje tjeter prioritet kyc vleresohet ne raport.

Persa i perket qeverisjes vleresohen perpjekjet e konsiderueshme te bera si nga ekzekutivi ashtu dhe nga komisioni parlamentar i integrimit lidhur me reformat e kerkuara ne procesin e integrimit. Cilesia e projektligjeve dhe diskutimet me palet e interesuara kerkojne permiresime te metejshme veren raporti.

Reforma te pakompletuara per administraten publike perparim i kufizuar ne reformen gjyqesore zbatim i pamjaftueshem i masave antikorrupsion dhe cilesimi se ky fenomen mbetet nje problem vecanerisht serioz jane disa nga vleresimet ne kapitullin e kritereve politike.

Ne kete kontekst komisioneri Fyle pritet te deklaroje se megjithe perparimin ne disa prej fushave Komisioni nuk eshte ne gjendje te rekomandoje hapa te metejshme per Shqiperine kete vit. Me tej mbeshtetur ne sinjalet e fundit pozitive Komisioni inkurajon forcat politike ne Shqiperi te rivendosin dhe mbajne nje nivel dialogu politik qe te beje te mundur funksionimin e institucioneve kryesore demokratike dhe venien ne jete te reformave thelbesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›