E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kërcënon Washingtonin me luftë ekonomike

Kina ka rikonfirmuar paralajmërimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara për një luftë ekonomike, nëse Kongresi do të aprovojë ligjin përmes të cilit i bëhet trysni Pekinit për të vlerësuar monedhën e saj, jenin.

Paralajmërimi është publikuar në numrin e së martës të së përditshmes “Daily China”, e cila citon zëvendësministrin e Jashtëm kinez, Cui Tiankai.

“Nëse propozimi do të kthehet në ligj, rezultati do të jetë një luftë tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe kjo do të sjellë një mungesë fitimesh për të dyja palët”, ka deklaruar Tiankai.

Zyrtari ka riafirmuar kundërshtimin e Pekinit ndaj projektligjit, që do të pengonte rimëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe rritjen e ekonomisë amerikane, me pasoja tek vendet e punës.

“Projektligji nuk paraqet në asnjë mënyrë realitetin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve”, ka nënvizuar Tiankai.

“Ai është i dëmshëm për raportet ekonomike dhe mund të ketë një impakt negativ ndaj marrëdhënieve dypalëshe”, ka shtuar ai.

Në fillim të muajit, me 79 vota pro kundrejt 19 votave kundër, Senati amerikan lejoi debatin mbi projektligjin ndëshkues ndaj Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›