7 vjet burg për Tymoschenkon

Një gjykatës ka vendosur se ish- kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoschenko, ka tejkaluar pushtetin e saj, kur nënshkroi një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009.
Në këtë mënyrë ajo është gjetur fajtore dhe është dënuar atë me shtatë vite burg, aq sa kishte kërkuar prokuroria.
Dëmi që është shkaktuar nga kjo marrëveshje është 137 milion euro.
Tymoschenko deklaroi se akuzat ndaj saj janë të motivuara politikisht dhe u angazhua se do luftojë për demokracinë në Ukrainë deri në frymën e saj të fundit.
BE e SHBA kanë dënuar akuzat ndaj Tymoschenkos si persekutim selektiv i kundërshtarëve politikë.
Ish-protagonistja e Revolucionit të Portokalltë, që akuzohet për abuzim me anë të pushtetit, insiston se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Yanukovych.