E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia shtyn votimin per fondin e ndihmes financiare per Evropen

Parlamenti i Sllovakise ka shtyre votimin e rendesishem per zgjerimin e fondit te ndihmes financiare per Evropen cfare ka rrezikuar edhe renien e qeverise se atij vendi. Perpjekja vjen nderkohe qe kriza e borxheve vazhdon te perhapet ne Evrope me dhjetera mijera njerez qe protestojne masat shtrenguese ekonomike ne France.

E gjitha varet nga shteti i vogel i Sllovakise per te pranuar apo hedhur poshte zgjerimin e fondit te Bashkimit Evropian per te ndihmuar ekonomite e trazuara si Greqia dhe ndikuar ndaj borxheve ne rritje si dhe krizes bankare qe kercenon te perhapet pertej kufinjeve evropiane.

Udheheqesit e Bashkimit Evropian e paten miratuar masen ne korrik. Por ajo duhet te ratifikohet nga parlamentet e te  17 vendeve qe perdorin monedhen euro qe masa te vije ne fuqi. Deri tani 16 vende e kane miratuar.

Zakonisht sllovaket e mbeshtesin bllokun. Por Sllovakia eshte nje prej vendeve me te varfera te Evropes dhe shume prej qytetareve sllovak jane te pakenaqur qe te paguajne per shpenzimet pa kriter te Greqise sic shprehen ata.

Nderkohe kryeministrja e Sllovakise Iveta Radicova argumenton se vete mbijetesa e eurozones eshte ne rrezik. Ajo po ashtu e ka lidhur voten ne parlament me mbijetesen e qeverise se saj.

Por Sllovakia nuk eshte i vetmi vend qe po murmurin rreth fondit te ndihmes ekonomike. Shume njerez ne Holande dhe Gjermani jane kunder mases. Ndersa analistet thone se Evropa duhet te ndermarre masa me te thella per te trajtuar krizen e borxheve qe po perhapet.

Nderkohe masat e ashpra ekonomike te zbatuara nga shume vende evropiane kane nxitur greva dhe protesta. Dhjetera mijera franceze pushtuan rruget e Parisit dhe qytete te tjera te Frances te marten duke demostruar kunder shkurtimeve qeveritare. Mesuesi francez 59 vjecar Jean Carroy ju bashkua marshimit ne kryeqytet.  

Mesuesi Carroy beson se duhet te kete menyra te tjera per te zgjidhur krizen e borxheve ne vend te shkurtimit te shpenzimeve qeveritare. Ai thote se sipas buxhetit qeveritar ka plane per te shkurtuar mijera mesues ne mbare vendin. Punonjesja sociale Melanie Zede po ashtu ishte bashkuar me demostruesit sebashku me vajzen e saj nente vjecare Ines.

Melanie thote se ajo shikon qe njerezit kane gjithnje e me pak para dhe menyra per te mbijetuar. Ajo fajeson krizen e eurozones dhe zgjedhjet e gabuara nga qeveria konservatore e Presidentit Nikola Sarkozi.

Shkurtimet qeveritare ndodhin nderkohe qe zoti Sarkozi perballet me nje rizgjedhje te veshtire vitin qe vjen. Popullariteti i tij ka rene ne nivele te ulta rekord per muaj te tere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›