Brukseli, frikë nga presidenca çeke
Ndërrimi i radhës i presidencës së Bashkimit Evropian (BE), më 1 janar të vitit të ardhshëm, kur Franca dhe Nikolas Sarkozi do të zëvendësohen nga Çekia dhe Presidenti i saj, Vaslav Klaus, po pritet me shqetësime dhe frikë në Bruksel. Gazeta e njohur britanike, "Financial Times", vë në dukje se Presidenti çek është "një euroskeptik i pandreqshëm", se qeveria çeke është e ndarë për këtë çështje dhe se në Parlamentin e këtij vendi nuk ka shumicë për të, ndërsa Praga zyrtare ende nuk e ka ratifikuar Traktatin e Lisbonës për reformat institucionale në BE.
Shqetësimi
Diplomatët në Bruksel, që dëshironin të mbeteshin anonimë, i thanë gazetës së mësipërme londineze se kanë frikë që gjatë presidencës çeke në Bashkimin Evropian, "do të mundë të bëhet shumë pak" për miratimin përfundimtar të Traktatit të Lisbonës.
Sipas gazetës "Financial Times", periudha gjashtëmujore e presidencës së BE-së nga ana e Francës ishte shumë e suksesshme. Megjithëse Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, nuk konsiderohet ndonjë "i dashuruar i madh mbas BE-së"- ndërkohë që, duke qenë edhe degolist (pasues i Sharl de Golit), është i përcaktuar të mbrojë, para së gjithash, interesat shtetërore franceze -ai megjithatë e udhëhoqi me shumë sukses BE-në gjatë gjashtë muajve të kaluar, të mbushur me shumë sfida, thekson gazeta e lartpërmendur.
Presidenca e Sarkozisë
"Sarkozi u përball me sukses me krizën ekonomike që përfshiu BE-në, ndërmori nismën e pajtimit e të ndërmjetësimit në luftën kohëshkurtër ruso-gjeorgjiane për Osetinë Jugore dhe, me kurajon e vendosmërinë e vet, arriti ta bindë Irlandën të organizonte edhe një herë referendumin për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës", shkruan gazeta londineze. Ajo shton se në të gjitha këto nisma Parisi nuk veproi vetëm, pra "pa pyetur njeri", por duke bashkëpunuar me të tjerët, me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane, madje edhe me Parlamentin Evropian.
Presidenca gjashtëmujore e Sarkozisë tregoi se edhe kur të fillojë të veprojë Traktati i Lisbonës, sipas të cilit BE-ja nuk do të kryesohet më me radhë, por do të ketë president, duhet të gjendet dhe të zgjidhet një president i "peshës së rëndë", që do të mundë t‘i përballonte me sukses situatat dhe sfidat, me të cilat do të ndeshej Bashkimi Evropian, thekson "Financial Times". Përgatiti: