Politikat fiskale, pro rritjes ekonomike
"Do të kemi nevojë për një buxhet shtesë, e ndoshta do të lëkundet baraspesha e tërë sistemit ekonomik. Por bota nuk do të përmbyset, në qoftë se nuk rrënohet edhe arsyeja në marrjen e vendimeve politike"
Kështu do të konkludonin ekspertë të huaj të ekonomisë në debatin për krizën globale. Qartësia në vendimet politike për politikat ekonomike në këtë periudhë marrin një rëndësi të veçantë. Intensive dhe më të fokusuara janë në këto momente diskutimet e debatet për politikat e taksave. Akademikët e politikëbërësit duket se do të jenë të detyruar të bashkëpunojnë më shumë. Akademikët për t‘iu përgjigjur sfidave konkrete të ekonomisë dhe politikanët për të mos rrënuar arsyen ekonomike në marrjen e vendimeve politike për reforma të domosdoshme.
G-20 konkludoi se rritja e kërkesës globale në ekonomi është rruga për të ndalur përkeqësimin e ekonomisë globale dhe për të ushqyer rigjallërimin ekonomik të saj. Në këtë kërkesë globale përfshihen konsumet dhe investimet private e publike. Pa rritjen e kërkesës globale, stoqet e pashitura të të gjitha kompanive do të rriten, prodhimi do të ndalet, falimentimet do të rriten, fondet e investimeve, ku përfshihen dhe fondet e pensioneve, do të falimentojnë, papunësia e varfëria do të rriten. Pasiguria do të kthehet në një stres dhe kriza psikologjike do ta bëjë më pak të efektshme çdo paketë qindramiliardë dollarëshe. Kërkesa agregate mund të rritet nga përdorimi me efikasitet i politikave monetare dhe politikave fiskale.
Shumë vende, si SHBA-ja, Japonia, por edhe Bashkimi Evropian, e së fundi edhe Kina, po ulin interesat për të ulur koston e parasë në ekonomi, në funksion të rritjes së konsumit dhe investimit. Ulja e interesave drejt nivelit zero kufizon në maksimum mundësinë për të manovruar me politikat monetare. Kjo e bën të detyrueshëm dhe më të domosdoshëm përdorimin e politikave fiskale. Pikërisht se politika fiskale mbetet instrumenti kryesor i qeverive për të ndikuar në kërkesën globale, sot ka shumë debate e skenarë të ndryshëm. Ka një debat në nxehje se cili krah i politikave fiskale, ulja e taksave, apo rritja e shpenzimeve, mund të influencojë më shumë mbi kërkesën globale.
Kryeministri britanik, Gordon Braun, i cili e ndërtoi kredibilitetin si ministri më jetëgjatë i Britanisë moderne nëpërmjet rregullave të arta fiskale, (ishin më strikte se kriteret e Mastrihtit), duket se tani po ndjek politikat "dorëlëshuara" të rritjes së konsumit nëpërmjet uljes së taksave që financohen me rritje borxhi.
Nobelisti Krugman do të theksonte: Ka arsye që të frikësohemi se zvogëlimet e taksave do të jenë joefektive. Por, ky është rast për një program të dizajnuar më mirë, e jo për të mos bërë asgjë. Unë jam kundër politikave fiskale të lira për të vepruar në kohëra normale". Franca dhe Gjermania hezituan për të aplikuar politikat fiskale të Braun për uljen e tatimit të konsumit, për të nxitur kërkesën në ekonominë, por nëse kriza do të thellohet, edhe këto vende do të detyrohen të rishikojnë mundësinë e ofruar nga eksperienca e Britanisë.
Përgjithësisht rekomandohet që politikat fiskale të jenë sa më neutrale në vendimmarrjen e individëve dhe biznesit. Një sistem i mirë taksash duhet të minimizojë shtrembërimet, duke e lënë tregun të punojë.
Në një analizë për krizën aktuale, nobelisti Stiglitz argumenton se mostatimi i interesave të huave dhe tatimi i dividentit i ka orientuar kompanitë financiare amerikane të financojnë rritjen e tyre nga rritja e borxheve, e cila ka ndikuar edhe në përmasat e krizës së sotme amerikane. Është vërtetuar se ulja e taksave nxit kursimin, investimin dhe punësimin si element thelbësor të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. Tri janë leksionet nga studimet e thelluara për impaktin e politikës së taksave ndaj rritjes ekonomike: ulja e taksave në mënyrë të përhershme mbështet zhvillimin ekonomik; jo të gjitha taksat kanë të njëjtin efekt në rritjen ekonomike; së treti, efekti pozitiv i uljes së taksave kushtëzohet nga fakti se kush e financon uljen e tyre, një borxh i rritur që në thelb është një taksë për t‘u paguar apo kontrolli i shpenzimeve korente qeveritare.
Debati zhvillohet në faktin se cilët janë nivelet e uljes së taksave që nuk e cenojnë stabilitetin financiar dhe që i krijojnë qeverisë mundësi për të rritur investimet publike në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit, shëndetësisë, ambientit, infrastrukturës, kërkimeve shkencore etj.
Ulja e taksave duhet të jetë një reformë disavjeçare dhe jo një akt spontan i përgjysmimit të tyre. Struktura dhe niveli konkret i uljes së tyre në një strategji afatgjatë duhet të jetë një vendimmarrje e mbështetur në studime akademike më shumë se vullneti politik i qeverive të radhës. Strategjitë që përmirësojnë mirëqeverisjen, garantimi i së drejtës së pronës, funksionimi i shtetit ligjor, profesionalizmi i administratës publike, cilësia e burimeve njerëzore kanë ndikim më përcaktues dhe afatgjatë në ambientin e biznesit dhe konkurrencën, se çdo garë politike e uljes së taksave.
Është shumë e rëndësishme të qartësohet struktura tatimore dhe uljet konkrete të taksave, sepse jo të gjitha taksat kanë të njëjtin efekt pozitiv në këndvështrimin afatgjatë. Një ulje e përhershme e taksave në mënyrë graduale dhe të mirëstudiuar, e shoqëruar detyrimisht me reduktimin gradual të shpenzimeve publike, sjell efekte pozitive afatgjata në rritjen ekonomike.
Pavarësisht nga shkalla e lartë e informalitetit, qoftë edhe përkohësisht, ulja e taksave sjell uljen e të ardhurave buxhetore, çka imponon qartësim të reformave në krahun e shpenzimeve publike, sidomos në shpenzimet korrekte, në rast të kundërt, ulja e taksave do të sjellë rritje të borxhit.
Ka dy mundësi për të ndalur rritjen e borxhit: shkurtim shpenzimesh, ose taksa të reja, apo më të rritura në një kohë të dytë.
Shkurtimi i shpenzimeve në çdo rast mund ta reduktojë, por nuk mund ta eliminojë asistencën ndaj shtresave të varfra. Pabarazia e rritur dhe kohezioni social i munguar janë një taksë jo e lehtë për çdo qeveri. Por reduktimi i shpenzimeve në kohë krizash bie ndesh me politikat kejnsianiste të rigjallërimit të ekonomisë, që kërkojnë rritje të shpenzimeve publike. Është argumentuar se ulja e disa taksave, qoftë edhe në mënyrë të përkohshme, mund të përdoret në funksion të paketës antikrizë, por shpesh rezultati i tyre kushtëzohet ndjeshëm nga ambienti politik, social e psikologjik.
Një ulje e konsiderueshme e taksave dhe në mënyrë të menjëhershme mund të krijojë një situatë të vështirë në periudhat pasardhëse. Në vendet e zhvilluara, individët dhe kompanitë janë njësoj të ndjeshëm, si ndaj taksave të larta, ashtu edhe ndaj borxheve në rritje, që në thelbin e tyre dallojnë nga njëra-tjetra thjesht nga data e pagesës, por kanë të njëjtin burim pagese: taksat dhe tatimet e tyre. Pikërisht në momente krize, biznesi privat dëmtohet i pari, kompanitë kanë reduktim të aktivitetit dhe fitimeve të tyre, falimentimet rriten, impakti i tyre në ekonomi multiplikon efektet negative. Kjo situatë e biznesit, e pasqyruar në bursat dhe rritjen e papunësisë ndikon jo pak edhe në konsumin e investimin privat. Hezitimi i tyre për të konsumuar dhe investuar shumëfishon simptomat e krizës psikologjike. Në një situatë të tillë ekonomike, duart e padukshme të Smithit rezultojnë të dobëta për ta rregulluar automatikisht ciklin ekonomik. Magjia vetërregulluese e tregjeve mund të mos e ndalë shkatërrimin drejt niveleve tragjike të urisë dhe viktimave.
Rrëshqitja drejt një pike kritike të rritur të krizës dhe varfërisë nuk mund të pranohej, qoftë edhe nga vetë smithianët, prandaj ka konsensus për të përdorur politikat kejnsianiste, ku shtetit i rritet detyrimi dhe përgjegjësia të ndërhyjë përkohësisht me shpenzime të rritura publike për të rritur kërkesën në ekonomi, për të hapur vende pune, për të rritur besimin që rinxit konsumin dhe investimin, duke e rikthyer në shinat e rritjes ekonominë e çdo vendi dhe ekonominë globale.
Në çdo rast ka disa kufij kohorë e buxhetorë të ndërhyrjeve shtetërore. Në lidhje me këtë debat, ministri gjerman i Financave deklaron: "Ndryshimi nga një politikë buxhetore strikte në një kejnsianizëm ekstrem është marramendës". Në vazhdim të këtij debati, Krugman do të theksonte: "Fokusi i programit duhet të jetë në shpenzimet e qeverisë sa më shumë që është e mundur. Por e përsosura është armikja e së mirës".
Debatet për efektin e politikës së taksave ndaj rritjes ekonomike, për efektin e politikave buxhetore në periudha krizash, për strukturën e taksave pro rritjes ekonomike, për prioritetin e reformave ekonomike që e mbështesin rritjen afatgjatë dhe cilësore të ekonomisë shqiptare, mund dhe duhet të jenë më transparente e më shkencore. Edhe në Shqipëri, institucione të mirëfillta universitare e kërkimore-shkencore, të financuara edhe me fonde publike, duhet të përfshihen në këto sfida afatgjata.