"Karla del Ponte t‘u kërkojë falje shqiptarëve"
Ylljet Aliçka, ambasadori i Shqipërisë në Francë, në një artikull që ka botuar dje në gazetën "Courrier des Balkans", sulmon ashpër Karla del Ponten dhe librin e saj, "Gjuetia". "Në librin e saj, ish-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ka theksuar ekzistencën e një trafiku organesh nga të burgosurit e sjellë prej Kosove në Shqipëri, në vitin 1999, komenton Aliçka. Edhe pse është ngritur një komision hetimi nga Këshilli i Evropës, nuk janë gjetur kurrë prova që të mbështesnin këtë akuzë të tmerrshme". Në komentin e tij, ambasadori shqiptar në Paris ngre pyetjen: Përse Karla Del Ponte ka nxjerrë këtë histori vetëm kur ka lënë postin e saj të prokurores"? Sipas Aliçkajt, i cili është një shkrimtar dhe intelektual i njohur në Shqipëri, Haga i kishte të gjitha mundësitë për të ngritur një komision hetimi për zbardhjen e kësaj çështjeje. "Akuzat e saj ofendojnë të gjithë popullin shqiptar, pjesa më e madhe e të cilit nuk di çfarë është transplanti i organeve. Nuk besoj që ish-prokurorja e ka llogaritur se akuzat e saj janë shumë të rënda".
Sipas ambasadorit Aliçka, "Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka hapur një hetim të gjatë dhe të kushtueshëm të financuar nga taksapaguesit evropianë. E njëjta asamble nuk ka vënë të njëjtin impenjim për të vërtetën mbi krimet e ndodhura në Kosovë, vetëm sepse nuk donte ta bënte. Në disa raste zgjaten pseudo-hetimet që nuk sjellin asgjë në dritë dhe nga ana tjetër fajtorët e vërtetë ngelen të padënuar". Ambasadori shqiptar në Francë, Ylljet Aliçka, thekson se është i bindur që akuzat e Karla Del Pontes synonin të përjashtonin shqiptarët nga sfondi ballkanik dhe evropian. "Karla Del Ponte duhet të vijë te ne shqiptarët e të na kërkojë falje publike. Kur pas disa vitesh komisioni evropian i hetimit nuk do të nxjerrë asnjë provë në dritë, atëherë të gjithë do të marrin vesh se këto kanë qenë akuza të padrejta. Ajo duhet të vijë të kërkojë ndjesë për dëmin e madh ndaj imazhit të Shqipërisë, dhe jam i bindur se shqiptarët do ta pranojnë faljet e saj".