E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli hap dyert e integrimit për Kosovën

Mbahet takimi i parë i Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Zhvillohet sot në Prishtinë takimi i Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin po marrin pjesë përveç liderëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Fjalën e hapjes e mbajti kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vlerësoi këtë moment si një hap të rëndësishëm drejt sfidave të integrimit.
“Edhe pse është takimi i parë i Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimi, sot takohemi sikur vitin e kaluar për të diskutuar arritjet dhe sfidat e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian. Ky takim rrumbullakon një varg takimesh sektoriale në fushat e ndryshme të zhvilluara ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Komisionit Evropian gjatë 6 muajve të kaluar. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të intensifikimit të dialogut të Kosovës dhe BE-së, dhe në këtë drejtim takimi i sotëm vazhdon të japë kontributin e veçantë drejt adresimit dhe tejkalimit të sfidave në mënyrë që procesi i përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE të ecën me hapa të sigurt. Në të kaluarën kam deklaruar se Qeveria ime është plotësisht e angazhuar në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit. Këtë e deklaroj edhe sot me plot përgjegjësi dhe përkushtim, duke e mbështetur vullnetin tonë në veprime konkrete. Prandaj, intensifikimi i dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian, i cili po ndodh këto ditë, kontribuon në mënyrë përmbajtjesore në avancimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”- deklaroi në fjalën e tij kryeministri Thaçi.
Në këtë takim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ofrojnë informacione më të fundit sa i përket gjendjes reale në Kosovë, duke përfshirë progresin e arritur që nga publikimi i Raportit të Progresit 2009.


Presidenti i BE-së Rompuy, viziton Prishtinën: Prioritet bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë


Zyrtari i lartë i Brukselit përsërit se çështja e Kosovës nuk ka kthim pas dhe se Ballkani Perëndimor duhet të fokusohet në axhendën e integrimit


Kryetari i Këshillit Evropian, Herman van Rompoy, ka mbërrijtur në Prishtinë, në vizitën më të lartë të një zyrtari të BE-së që nga shpallja e pavarësisë. Ajo realizohet në kohën e shtimit të tensioneve në veri të Kosovës, ku brenda katër ditëve ka pasur dy incidente me viktima. Vizita e numrit një të BE-së në Kosovë është pjesë e një turneu të tij në disa vende të rajonit. Në ndalesën e tij në Prishtinë, që pason atë në Lubjanë, Beograd e Zagreb, Herman Van Rompuy pritet të përcjellë mesazhe për nevojën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Këshillit Evropian, në prag të ardhjes në Kosovë ka dënuar dhunën e ditëve të fundit në veri të Mitrovicës dhe ka thënë se BE-ja inkurajon dialogun për zgjidhjen e problemeve. Z.Rompuy ka dhënë porosi të qarta për përspektivën evropiane të Ballkanit, por ka theksuar se bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë kyç për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e integrimit në BE. Vizita e kryetarit të Këshillit Evropian përkon me seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit që mbahet në orët e pasditës për të diskutuar gjendjen në Kosovë pas incidenteve të fundit në veri të Mitrovicës që lanë pas vetes një të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›