Olldashi inspekton punimet e autostradës Levan-Vlorë, janë asfaltuar 10 km e parë

Firma ndërtuese reformon plotësisht njesitin e stafit drejtues dhe të nënkontraktorëve dhe fillon punimet për t’i finalizuar ato në verë të 2011-ës
Ka filluar asfaltimi i kilometrave të pare të autostrades Levan-Vlore, në të gjithë segmentin po punohet intensivisht dhe progresi është më se i dukshëm. Punimet në këtë autostradë kanë pasur një fillim jo të mirë si rezultat i mungesës së organizimit dhe mobilizimit të firmës kontraktuale “Alpin-Bau’’dhe të problematikave të saj të brëndshme me nënkontraktorët. Ministri Olldashi gjatë inspektimit të këtij segmenti u shpreh se “jemi në kulmin e punimeve në sektorin e rrugëve, inspektimi i tanishëm në segmentin Levan –Vlorë është mjaft pozitiv”. “është një projekt me të cilin ne kemi pasur probleme jo të vogla, probleme të cilat përfundimisht duket se janë zgjidhur, dhe progresi i punëve tregon që ka një ndryshim rrënjësor të situates”- u shpreh ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi. Sipas tij, në të njëjtën kohë menaxheri i firmes kontraktuale “Alpine –Bau” theksoi kapërcimin e problemeve të shfaqura dhe rritjen e intesitetit të punimeve. “Ne kishim disa probleme të cilat tashmë i kemi zgjidhur dhe po punojmë intensivisht në realizimin e këtij projekti dhe mbas disa muajsh progresi do të jëtë edhe më i dukshëm në të gjithë segmentin”- u shpreh menaxheri i firmës kontraktuale. Kompania ka bërë një ndryshim të detyruar të të gjithë stafit drejtues dhe të nënkontraktorëve dhe ka filluar moblizimin e plotë të punimeve sidomos në pjesët kritike të këtij segmenti sic është ura e Ferrasit dhe ajo e Vjosës të cilat duhet të përfundojnë brenda këtij viti.
...