E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mbush 46 vjeç - e fshehta e dhuratës misterioze

Kryetari i Partisë Sos-ialiste, e di Rama mbushi para dy ditësh 46 vjeç. Me zhvillimet politike inaktive për shkak të kampionatit botëror dhe fillimin e pushimeve verore, e ka gjetur kryesocialistin me një bulimi kohore, çka e ka rezervuar për ta festuar me miqtë më intimë të tij (Koço Kokëdhia, Dashlym Peza, Erion Qelija dhe një tjetër misterioz...) Ky 46 vjetor e ka gjetur kryetarin e PS-os në një humbje të ashpër politike ku socialistët, pasi kanë një vit nën peshën e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, gjejnë kohë e vullnet që me Ramën të kremtojnë me humbje ditëlindjen e tij. Aty midis miqve E di Rama filloi monologun si kasetë me shirit...
***
Ditëlindjet dhe vitet po më shtohen dalëngadalë si një tabelë pikësh në ndeshje basketbolli. Avash-avash po e humbasin shijen dhe kuptimin. Ndofta ngaqë po rritem? Ndoshta po lodhem me këtë organizëm të arnuar dhe të pashërueshëm? Thinjat kanë filluar të shpeshtohen nga viti në vit, si në mjekër, ashtu edhe në sutak. Po më lodh festimi i tyre. Drekat që shtroj në Pezë, tek restorant i Fidelit apo tek klubi i Rrenave janë totalisht pa sens, ashtu edhe njerëzit që më vijnë për vizitë, pritje, qerasje, përcjellje, prindërit, vartësit servilë që më imitojnë deri në simbiozë alter-egoje. Bile Ed Shalësi ka kërkuar në gjendje civile të ndryshojë datën e lindjes dhe numrin e amzës, duke i bërë si të miat, që të më ngjajë edhe më shumë. çfarë po ndodh realisht më mua? E vetmja gjë që më gëzon, është gjallëria e fasadës së pallatit ku kam lindur. Kur isha fëmijë, e shikoja këtë pallat me arkitekturë sovjetike që babit i pëlqente shumë, por mua hiç dhe herën e parë që vendosa t’i bëjë pak makiazh, pata një ereksion artistik. Këto gjëra më mbushnin me gëzim kur isha në vitin e parë si kryebashkiak. Pastaj prisha një kinema dhe në vend të saj dhashë lejen për një sexyshop, një dyqan për ata që kanë dëshirë të provojnë emocione të forta. Sot prej tyre mora një dhuratë nuk u tregoj se është shumë turp ta thuash.
Kur isha në Paris festoja vetëm me Anrin. Kristaqi pothuajse gjithmonë i harronte. Por mbaj mend mirë se çdo herë në mëngjes, mamaja i telefononte dhe ishte kjo zile që trokiste në kujtesën e tij duke i kujtuar që unë kisha ditëlindjen. Kur isha i vogël e në Tiranë, Ai shkonte dhe më blinte ndonjë dhuratë. Gjëra të shtrenjta dhe të zgjedhura, por asnjëherë atë që unë vërtet dëshiroja të kisha për ditëlindje. Ai blinte një libër, kurse unë doja një palë çorape holandeze me ngjyra. Ai blinte një daltë kurse unë doja muzikë rock. Pastaj vendosa të mos i kërkoja asgjë. E pse duhej? Gjithë vitin nuk lija rast pa i përmendur se çfarë tamam do dëshiroja të kisha, çfarë më kishte pëlqyer, çfarë më kishte ngelur në mendje nga shëtitja nëpër Pazar. Ai dëgjonte i vrejtur në fytyrë. Bisedat i bënin fresk për të mos thënë se i kalonin anash trurit, më blinte një dhuratë që nuk kishte të bënte me ato gjëra që unë vërtet ëndërroja që t’i kisha. Ai duhet të më dëgjonte. Duhet ta dinte çfarë pëlqeja dhe çfarë jo, çfarë dëshiroja më shumë që të blija. Por ja që jo. Gjithsesi kohët kanë kaluar dhe i kam hedhur pas krahëve këto gjëra. Rebelimet anti-konformiste me kalimin e viteve bëhen monotone, ilegale, bëhen bulëza shiu në xhamat e një makine që ecën në shirat e vjeshtës.
Me zor gjeta një mënyrë për t’iu fshehur urimeve për ditëlindje. Kushedi sa herë mendoj të bëhem i padukshëm, të paktën një ditë përpara dhe nja dy ditë pas datës së ditëlindjes. Për t’u thënë të vërtetën më nervozojnë së tepërmi urimet dhe gëzimet.
***
Pas drekës marr leje të shkoj të pushoj. Do vi dhe unë të shtrihem me ty, të dëgjoj krevatin si lëviz, më thotë Ai... Eja, i përgjigjem dhe ngjisim shkallët. I tregoj diçka me zë të ulët dhe ai fillon të qeshë papushim. Të qeshurat i vazhdojnë edhe në dhomën e gjumit, pasi rehatohemi e ndezim televizorin…

New layer......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›