E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezët e arta të bashkisë së Tiranës kanë brenda 1 mijë dollarë në ditë lobing kundër heqjes së vizave

Simbioza/Hakerat serbë dhe PS-ja sulmuan njëkohësisht Ministrinë e Financave

Koordinime të çuditshme po ndodhin. Në fillim hakerat serbë sulmojnë faqen zyrtare online të Ministrisë shqiptare të Financave. Pastaj Partia Socialiste që sulmon përditë Ministrinë e Financave, dhe krejt qeverinë për ekonominë. çfarë po ndodh? A kanë lidhje këto dy ngjarje? Nuk ekzistojnë të vërteta por vetëm interpretime, siç shkruan Niçe.
Kemi disa elemente që mund të analizojnë këto sulme të njëpasnjëshme: së pari është investimi kundër Shqipërisë për liberalizmin e vizave që kanë bërë si socialistët, po ashtu në mënyra të nëndheshme në Bruksel nga qeveria serbe. Partia Socialiste ka bërë një fushatë të habitshme ndikimi dhe të nëndheshme frikësimi kundra interesave të qytetarëve shqiptarë me ngritjen e sajesave për kutitë dhe amplifikimin e sondazheve tendencioze të “Gallup Internacional”, me seli në Beograd, që më shumë se 1/3 shqiptarë kanë tendencë për t’u larguar nga vendi, pra janë kontingjent emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve të Europës.
Afërmendsh shëno këtu sulmin e gazetarit selektiv Drakula dhe Gramoz Ruçit në Kuvend ndaj sigurisë së Kartave të Identitetit (Në datën 5 mars/Deputeti Artan Gaçi dhe Taulant Balla: Partia Socialiste është gati të verifikojë 70 mijë numra të rremë identiteti) që indirekt i drejtoheshin BE-së Shqiptarët janë të pasigurt. Lideri socialist ka angazhuar tërë arsenalin për të bërë lobing për të zmbrapsur vendimet pro vendit të tij, që ata të presin edhe pak vjet meqë priten të parët e tij gjysmë shekulli. Me datë 29 prill deputetja Leskaj deklaron: “Partia Socialiste ka shprehur qartë dhe hapur qëndrimin e saj për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, teksa ka deklaruar së do të rritet numri i emigrantëve”. Si dhe sa ka këmbëngulur që për vete kushtet dhe faktorët e ndryshëm Shqipëria deri me tani është një vend potencial emigrator, pasi ka jashtë vendit 1/4 e popullsisë, në emigracion të paligjshëm dhe të ligjshëm”. Fiks “fije për pe” leximi sipas sondazhit Gallup të bërë në Beograd. Ky i fundit, siç i tha eurodeputetja Sarah Ludford (me datë 6 nëntor 2009) Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç “Serbia po ndikon kundër liberalizimit të vizave nda Shqipërisë”.
Më poshtë po japim deklaratën e Eurodeputetes: “Ambasada juaj (Serbe) këtu, në Bruksel, ka lobuar pranë eurodeputeteve kundër qëndrimit që Parlamenti Europian po ndërmerrte e që ishte konfirmimi i menjëhershëm i perspektivës së liberalizimit të vizave për 3 vende të Ballkanit përfshi Serbinë, por me synimin për të përfshirë dhe Shqipërinë e Bosnjën në të, duke nënvizuar përmbushjen e kritereve. U zhgënjeva që ambasada juaj që po lobonte ndaj eurodeputeteve kundër këtij qëndrimi”, i tha Ludford, kryediplomatit serb.
Edi Rama ka shtirë nëpërmjet firmave të veta të lobingut, me dhjetëra e dhjetëra fitila, duke përfshirë këtu edhe disa eurodeputetë që njihen për qëndrime kundrathirrëse (Boshtinaru), të cilët janë munduar ta lidhin procesin jetik të liberalizimit të vizave me atë që ai e ka etikuar si krizë politike në vend. Shefi i urbanistikës së Bashkise, njeriu që merret me lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës figuron si personi që ka paguar në një firmë lobingu, të cilës i paguan afro 1 mijë dollarë në ditë, në atë lobuar për atë që përkufizohet si sqarim i vendimmarrjes së politikaneve amerikane, për situatën në Shqipëri. Nuk besoj se kjo bëhet në të mirë të vendi.
Sidoqoftë ky koordinim i çuditshëm i sulmeve ndaj ekonomisë shqiptare kishte rreth 70 vjet që ishte harruar. Qëkurse njerëzit marshallit Tito, Dugosha dhe Popoviv në bashkëpunim me Enver Hoxhën kryen për motive të dobëta PKSH-në. Partia Komuniste shqiptare u krijua me ndihmën e dy agjentëve jugosllavë: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të cilët ishin dërguar nga partia komuniste jugosllave (PKJ) për të organizuar komunistët shqiptarë që ishin të përçarë në disa grupthe të vegjël. Pjesëmarrjen e tyre në themelimin e PKSH-së komunistët shqiptarë nuk e kanë mohuar kurrë, por deri se në çfarë pike ata vareshin nga shokët jugosllavë të cilët i adhuronin si perëndi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›