Dekretet e Topit luhatin votat e mazhorances Rozeta Rapushi
Kandidatja e Presidentit te Republikes per anetare te Gjykates se Larte, Manjola Bejleri, lekund koalicionin qeverises. Ne seancen e djeshme plenare, Kuvendi e rrezoi me 64 vota, kandidaten e propozuar nga kreu i shtetit, por pati edhe nga ata deputete qe abstenuan madje votuan edhe pro saj. Keshtu, grupi i Partise Levizja Socialiste per Integrim, si Ilir Meta, Nasip Naco, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo votuan pro kandidates Bejleri, pavaresisht kritikave te ashpra per veprimtarine e saj ne Komisionin e Ligjeve. Nderkohe qe abstenuan, deputeti demokrat, Gazmend Oketa, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, si dhe dy deputetet e Partise se Cameve PDIU, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Pavaresisht ketyre luhatjeve, Bejleri nuk mundi te marre votat e duhura, duke u rrezuar keshtu me vote ne Kuvend si pretendente per postin e anetares se Gjykates se Larte. Nderkohe qe u miratuan me 72 vota, dy kandidatet e tjere te presidentit Bamir Topi po per Gjykaten e Larte, Edmond Islamaj dhe Shkelzen Selimi, te cilet nuk moren asnje vote kunder dhe asnje abstenim. Kandidatja u kritikua ashper ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Ligjeve dy dite me pare, ku madje u sugjerua qe kunder saj te behej edhe nje kritike tek Ministri i Drejtesise dhe ceshtje penale. “Nese nje gjyqtare e tille si zonja Bejleri, dhe raporti qe paraqet relatorja dhe ne si komision do ta votojme, duke qene se paska kaq shkelje do te ishte ne nderin tone te komisionit dhe te relatores qe t’i paraqiste nje raport edhe ministrit te Drejtesise qe te fillonte procedimin penal ose edhe me tej, ndoshta per ndjekje penale, sepse ajo nuk ka arritur qe me performancen e saj te ndryshoje raportet ne gjyqesor, plus qe paska 40%- 50% prishje te vendimeve. Besoj perben shkelje disiplinore dhe nuk mund te rijme indiferent si komision”, u shpreh deputeti Dashnor Sula. Ndersa per sa i perket anetareve per Gjykaten Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve, vendosi qe te pranoje vetem nje nga kater kandidaturat e propozuara. Nepermjet nje letre, pritet qe Kryetarja e Kuvendit do ti drejtohet Presidentit te Republikes per kthimin mbrapsht te tyre per shkak te vendimit me te fundit te Gjykates Kushtetuese per rotacionin ne perberjen e saj. Seanca e djeshme plenare u zhvillua serish ne mungese te deputeteve socialiste, te cilet vijojne bojkotin ndaj institucioneve. I pranishem nga e majta, ne seance dje ishte vetem deputeti Kastriot Islami, i cili u largua pak kohe para se niste procesi i votimit ne Kuvend.
Votat
Aleatet e qeverise, votojne kunder qendrimit te mazhorances per nje nga kandidatet e Presidentit Bamir Topi per anetare te Gjykates se Larte. LSI, PR, PDIU, por edhe deputeti demokrat, Gazment Oketa, votuan dje pro dhe abstenuan ndaj Manjola Bejlerit, ne nje kohe qe grupi demokrat votoi kunder.
Opozita, vijon bojkotin ndaj Kuvendit
Deputetet e Partise Socialiste nuk u duken as dje ne seancen e radhes plenare. Pavaresisht apeleve te shumta nga ana e nderkombetareve, te perseritura vetem dy dite me pare ne Bruksel, socialistet nuk pranojne qe te thyejne bojkotin. Serish ne seancen e djeshme plenare, i pranishem ishte vetem deputeti socialist, Kastriot Islami. Nderkohe qe mungoi Andis Harasani, i cili se bashku me Islamin jane kunder bojkotit te institucionit te Kuvendit. Bojkoti i te majteve vijon pavaresisht vendimit te Kolegjit Zgjedhor apo thirrjeve te nderkombetareve per pjesemarrje ne institucione.
Tabele
Votat per Manjola Bejlerin
Pro
Ilir Meta
Nasip Naco
Vangjel Tavo
Lefter Koka
Kunder
64 Deputete te PD-se
Abstenim
Gazmend Oketa
Fatmir Mediu
Shpetim Idrizi
Dashamir Tahiri