E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli kerkon stabilitet dhe rritje

Debatet elektorale në Greqi dhe Francë kanë nxjerrë në dukje urgjencën që shërben për të kombinuar shëndoshjen e llogarive publike me nevojën për të nxitur rritjen ekonomike dhe kjo është e mirëpritur sepse kemi me të vërtetë nevojë. Kështu ka afirmuar presidenti i KE Jose Manuel Barroso gjatë një konference shtypi.
Nuk duhet të ulim monitorimin mbi instabilitetin. Për të dalë nga kriza binomi është stabilitet dhe rritje. Në vendet anëtare vërehet një impuls i ri i rritjes. Është totalisht e papërgjegjshe të mendosh se mund të financosh rritjen duke shtuar borxhet ka thënë Barroso për gazetarët.
Për të lancuar rritjen shërbejnë më shumë investime dhe për të pasur më shumë investime duhet të shtojmë kapacitetin financiar të BEI, pasi kjo bankë për të mos u ekspozuar po redukton kredidhënien, thekson Barroso në Bruksel. Sipas tij aftësitë më të mëdha për BEI janë pikërisht propozimet për nxitje të rritjes ekonomike dhe projekt bonove.

Ndërkohë që edhe komisioneri për cështjet ekonomike dhe financiare në BE Olli Rehn është ndalur pikërisht në rolin e BEI.
Banka europiane e investimeve mund të luaj një rol për rimëkëmbjen. Stabiliteti dhe rritja janë të rëndësishme dhe për këtë BEI mund të jap një kontribut të rëndësishëm . Por gjithsesi nevojiten investime që shërbejnë për këtë qëllim, ka thënë Rehn gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, sepse jo të gjitha investimet sjellin rritje. Komisioneri është ndalur në situatën spanjolle ku ka shtuar se nevojitet një rishikim i sistemit bankar dhe shpenzimeve të qeverive rajonale. Përsa i përket gjendjes në Greqi, Rehn ka thënë se KE po i ndjek me vëmendje të gjitha negociatat për formimin e qeverisë së re. Ne respektojmë demokracinë greke ka thënë Rehn duke shtuar se ciladoqoftë qeveria e re reformat duhet të mbështeten.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›