Energjia e rinovueshme prioritet i qeverise Berisha
Kryeministri, Sali Berisha i siguroi konçensionarët e hidrocentraleve se qeveria energjinë në tërësi dhe atë të rinovueshme në veçanti ka prioritetin e saj më madhor.
Në këtë kontekst, sipas tij, qeverisja aktuale është e vendosur të bëjë çdo përpjekje brenda ligjeve të vendit për suksesin e investitorëve.
“Ne e kosniderojmë potencialin hidrik të vendit si pasurinë e të gjitha pasurive të kësaj toke. Shfrytëzimin racional të ujrave të vendit si përparësinë tonë më madhore. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një zhvillim të qendrueshëm të Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë takimit që zhvilloi sot me biznesin.
Ndërkohë që në fjalën e tij, mbi një çështje të tillë, kreu i ekzekutivit risolli në kujtesë përpjekjet e deritanishme në zhvillimin e këtij sektori në vendin tonë.
“Ne e nisëm nga nivele të paimagjinueshme për Europën, kur 20 vjet më parë Shqipëria renditej me Angolën dhe Ugandën. Sërish Shqipëria nuk është vend i zhvilluar, por është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme e të larta dhe duhet të kalojmë në grupin e vendevë me të ardhura të larta. Por Shqipëria në këtë krizë, ka një ekonomi realisht vibrante. Në një kohë kur ligji në pjesën dërrmuese të Europës, është në recesion, Shqipëria ka rritje 22%, rritja më e madhe në kontinent. Ju jeni dëshmitar të përpjekjeve të qeverisë për të shndërruar në vlera asetet e këtij vendi dhe në këtë kontekst shfrytëzimi i ujrave për energji elektrike do të mbetet përparësi madhore”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, Kryeministri bëri me dije dhe hapat që do të bëjnë të mundur realizimin e një një projekti të tillë.
“Së pari synojmë t'i japim vlerë çdo pasurie të qytetarit shqiptar. Së dyti asgjë më të rëndësishme se energjia nuk ka për një vend. Energjia sot është problemi më madhor në Europë dhe në botë. Do të vazhdojë të mbetet problemi më madhor për t'u zgjidhur, por nga të gjitha llojet e saj energjia ujore , e erës, e diellit janë më të pastërtat, janë ato të cilat nuk krijojnë probleme madhore mjedisore nëse veprohet në përputhje me kriteret. Në këtë kontekst në ambicien dhe projektin tonë për një Shqipëri të zhvilluar qeveria bën gjithçka për zhvillim të qendrueshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap në të cilin në të fitojmë diçka sot, por të rrënojmë të ardhmen e fëmijëve dhe brezave tanë”, deklaroi Berisha.
Gjithashtu, në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë, Berisha veçoi faktin se “në një hark të shkurtrë me një ligj të shkëlqyer koncencioni, firmosëm kontrata për ndërtimin e rreth 320 HEC. 30 vjet me radhë nuk u ndërtua qoftë dhe një HEC i vetëm gjatë këtyre viteve kanë përfunduar ndërtimi nga e para i 25 hidrocentraleve, rindërtim nga e para 21 HEC, në total 46 HEC, të cilat në fund të vitit do të kenë një kapacitet prej 115 megavat”.
Në vlerësimin e shefit të qeverisë, ajo çfarë është shumë inkurajuese është fakti se kanë filluar punimet dhe po vazhdojnë dhe në njëqind HEC-e të tjera në një kapacitet të vendosur prej 240 megavat.
“Shqipëria po përjeton sot periudhën e ndërtimeve më intensive në fushën e erngjisë ujore. Unë e di se krahas këtyre shifrave inkurajuese të vlerësuara nga çdo shqiptar, ju përballeni me vështrësi të ndryshme të shumëllojta, buroktratike dhe jo vetëm kaq. Me task-forcën rregullatore vendosëm të rishikonim të gjitha burokracitë që rëndojnë mbi ju dhe gjetëm se ju u kërkohej rreth 21 leje dhe autorizime, ne vendosëm të kalojmë në 11 këto kërkesa dhe të funksionojë “one stop shop” dhe për ju. Ju do të keni më 1 eruo tokën publike aty ku do të ndërtoni”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij.