Ministria e Financave marreveshje me KLSH-ne
Ministria e Financave do të rrisë bashkëpunimin me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) për të shtuar monitorimet dhe kontrollet e manaxhimit të fondeve publike. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj.
Ministri Bode u shpreh se, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të bëjë të mundur rritjen e transparencës dhe shmangien e dublimit te institucioneve në auditime.
Bashkëpunimi mes institucioneve drejtuese të politikës fiskale dhe atyre kontrolluese është një praktikë që përdoret gjerësisht në qeveritë e vendeve të zhvilluara. Qëllimi është ulja e korrupsionit dhe administrimi më i mirë i buxhetit të shtetit.