Brukseli kunder Budapestit- BE kerkon te kushtezoje ndihmat financiare per Hungarine

Pakenaqesia ne Bruksel po rritet. Komisioni Evropian po shqyrton njekohesisht disa raste nese Hungaria ka shkelur marreveshje evropiane. Dhe ne qarqe diplomatike thuhet se ne disa kryeqytete evropiane qeveritareve po u shteret durimi. Kryeministri hungarez Viktor Orban duhet te hape rruge thuhet. Edhe Parlamenti Evropian e kritikon me force qeverine Orban. Deputeti evropian liberali Alexander kont Lambsdorff Ajo qe po ben qeveria ne Budapest nen drejtimin e kryeministrit Orban eshte ne fakt rrezim i demokracise nepermjet heqjes me rruge ligjore te se drejtes elektorale. Atje krijohen rregulla dhe institucione qe funksionojne aq gjate saqe edhe nje qeveri e re nuk do te mund te bente me gje ne rast se ne zgjedhjet e ardhshme Hungaria voton per nje qeveri tjeter. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Viktor Orban
Komisioni Evropian po shqyrton disa ligje hungareze. shte fjala per shembull per pavaresine e bankes qendrore hungareze. Ketu Komisioni ka dyshime nese eshte ruajtur pavaresia e saj. Por behet fjale edhe per nje ligj i cili i nxjerr gjyqtaret ne pension te parakohshem vullnetar me sa duket per te hequr qafe gjyqtare te padeshiruar. Me tej Komisioni po shqyrton edhe nese enti hungarez per mbrojtjen e te dhenave punon ashtu sic e parasheh e drejta evropiane. Dhe se fundi behet fjale per nje stacion te pavarur radioje ne Hungari te cilin qeveria kerkon ta mbylle.
Kjo paraqet lende te mjaftueshme per procedura te shumta te shkeljes se marreveshjeve evropiane mirepo meqenese ne shumicen e rasteve ato shoqerohen nga ndeshkime te lehta per te paditurin Komisioni po dikton se ka ne duar nje instrument shume me te fuqishem Hungaria gjendet ne veshtiresi ekonomike te medha i duhen para dhe programe ndihme te BE-se dhe te FMN-se. Konti Lambsdorff Keto Komisioni Evropian duhet te thote fare qarte sikurse Fondi Mondetar Nderkombetar Keto pagesa ndihme i merrni vetem ne qofte se nuk preken strukturat demokratike ne Hungari ose rikthehet ne gjendjen e meparshme atje ku jane ndryshuar negativisht.
Mirepo deri tani Komisioni ka thene vetem qe pavaresia e bankes qendrore hungareze duhet te ruhet perndryshe nuk ka para. Nga Komisioni thuhet se komisarja Viviane Reding kerkon tani me shume Ose Hungaria ia pershtat ligjet se drejtes evropiane ose negociatat per pagesat e ndihmave nuk zhvillohen. Per kete 27 komisioneret do te flasin te merkuren 11.01.2012. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Budapest- Protesta kunder qeverise 2 janar 2012
Komisarja Reding eshte e kenaqur qe ka mbeshtetje nga radhet e veta Sepse Partia Popullore Evropiane fraksioni i CDU-se dhe i CSU-se ka paralajmeruar qe mbeshtet Komisionin. Kjo eshte dicka e re Ne pranvere 2011 fraksioni me i madh ende hezitonte. Para se gjithash sepse Orban eshte nga ky kamp. Edhe socialdemokratet te gjelbrit dhe te majtet duan ta rrisin trysnine. Liberalet do te donin te shkonin nje hap me tej thote deputeti i tyre evropian konti Lambsdorff Rruga e dyte e mundshme eshte nje procedure sipas nenit 7 te marreveshjes evropiane. Mirepo ky eshte nje top i rende keshtu po e quaj njehere. Keshte behet fjale per ti hequr Hungarise te drejten e votes ne Keshillin Evropian. Personalisht jam pro kesaj qe te behet perpjekja per te ndjekur kete rruge mirepo pengesat atje jane shume te larta.
Heqje te se drejtes se votes nuk ka pasur kurre ne Bashkimin Evropian. Por ndonjehere mjafton edhe kercenimi me sanksione.
Autor Christoph Prl/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama