Rrenimi i Rajhut te trete

Lufta ishte humbur- per kete nuk dyshonte kerkush ne Gjermani ne pranvere te 1945-es. Megjithate infrastruktura e Rajhut te trete funksiononte deri ne ditet e fundit te luftes rrogat dhe pagat u dhane ne rregull orkestrantet e Filarmonise se Berlinit vazhduan te koncertonin Klubi sportiv i Bajernit te Mynihut luante futboll trupat gjermane u furnizuan me arme dhe municione edhe furnizimi i popullsise me ushqime u be deri ne fund megjithese aty ketu kishte pengesa. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ian Kershaw
Si ishte e mundur kjo pyet ne librin e tij Ian Kershaw. Pse e duroi populli gjerman cmendurine e luftes deri ne rrenimin e pashmangshem pa bere asnje revolte si ne vitin 1918 ne fund te Luftes se Pare Boterore Pergjigja e tij Pergjigja eshte terrori. Terrori ishte aq i madh saqe revolucioni nga poshte ishte i pamundur. Ndryshe nga viti 1918. Kur krahason vitin 1945 dhe 1918 behet i qarte ndryshimi. Me 1918 ekzistonte parlamenti ekzistonin partite politike dhe madje nje lloj levizjeje pacifiste nuk kishte gestapo dhe aparat shteteror terrori. Nuk kishte po ashtu ushtare te huaj ne token gjermane. Per me teper ushtare ruse. Pra situata me 1945 ishte krejt e ndryshme nga 1918. Terrori mjaftonte plotesisht per te perjashtuar mundesine e nje revolucioni nga poshte.
Por nuk ishte vetem terrori arsyeja per te cilen u vazhdua te luftohej.
Ne baze te shume treguesve del se perkrahja per partine ra ne menyre dramatike edhe popullariteti i Hitlerit ishte ne renie te lire. Por ekzistonte nje konsensus baze per mbrojtjen e rajhut. Kerkush nuk donte te kishte trupa te huaja ne vend per me teper trupa sovjetike thote Kershaw.
Ne menyre te qarte Ian Kershaw analizon ne vepren e tij 700 faqeshe renien e Rajhut te Hitlerit. Mbreselenese njohja e detajeve me te cilat britaniku 68 vjecar zbardh strukturen e komandimit te Rajhut te trete deri ne nivelin e trete apo te katert. Pse pyet ai i ndjekin edhe gjeneralet e larte te ushtrise urdhrat gjithnje e me shume fantazme te Hitlerit Ishte kjo pasoje e traditave te militarizmit autoritar prusian Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Getoja e Varshaves
Une nuk do e shpjegoja thjesht me prusianizmin. Megjithate nazistet i njihnin konceptet e vjetra te nderit dhe detyres. Dhe keto motivonin ushtaraket e larte por edhe ushtaret e thjeshte per te vazhduar luften per te zgjatur luftimet edhe kur Gjermania ishte ne rrenim thote historiani britanik.
Shpjegimi kryesor qe Ian Kershaw ofron per bindjen e cuditshme te gjermaneve eshte shpjegim strukturor. Ndryshe nga Italia fashiste Gjermania nacionalsocialiste ishte vertet nje shtet drejtues. Gjate qendrimit te tij ne post Mussolinit i duhej te respektonte deri ne nje mase te caktuar edhe Mbretin Emanuel III dhe Keshillin e madh fashist i cili u shperbe me korrik 1943. Kjo do te thote ndarje e pjesshme pushteti. Ne Gjermani nuk ishte keshtu. Hitleri nuk i jepte kerkujt llogari nuk ekzistonin institucionet me te cilat atij ti duhej te harmonizonte vendimet. Dhe meqenese Hitleri kishte vendosur nje here qe ta vazhdonte luften deri ne veteshkaterrim popullit gjerman iu desh ta ndiqte ne rrugen e tij pa bere shume pyetje.
Ian Kershaw deshmon me librin e tij se eshte mjeshter i shkrimit narrativ te historise. Ne cinemascope-n historiografik historiani britanik ofron nje intepretim koherent dhe te paharrueshem te muajve te fundit te luftes. Kershaw i ofron publikut nje kinema te madhe historike. Natyrisht qe eshte e rendesishme qe cdo gje te jete shkencore. Por ky liber duhet te ishte i lexueshem kryesisht per lexuesit normale dhe jo vetem per nje publik te zgjedhur akademik. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Divizoni SS Galicia
Autor Gnter Kaindlstorfer/ Aida Cama
Redaktoi Elert Ajazaj